VIDEO/ Teuta rikthehet te fitorja, gjunjëzon Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 18:00

VIDEO/ Teuta rikthehet te fitorja, gjunjëzon Vllazninë

Goli i Jonathan Teuta 1 Vllaznia 0NdiqeniLive: http://superligashqiptare.al/live-teuta-vllaznia/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-02-07

Teuta rikthehet te fitorja. Pas humbjes një javë më parë në Vlorë, durrsakët kanë mposhtur sot minimalisht 1-0 Vllazninë në “Niko Dovana” takim i vlefshëm për javën e 20-të të Superiores. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar sulmuesi i ardhur në merkaton e janarit, braziliani Xhonatan Bernardo Mariano.

Lena kroson drejt zonës nga krahu i majtë, topi mbetet në rrëmujë, Xhonatan përfiton dhe e shtyn drejt rrjetës duke i dhënë avantazhin durrsakëve. Megjithatë, Vllaznia nuk dorëzohet shpejt

Pas golit të Teutës takimi ka qenë mjaft interesant dhe i luftuar, por që në fund i ka buzëqeshur ekipit te Gugash Maganit. Pas golit të pësuar Vllaznia përpiqet me çdo lloj mënyre të barazojë rezultatin duke sulmuar dhe bërë pressing deri në fundin e ndeshjes por nuk ia ka arritur.

Vendasit kanë arritur të administrojnë mjaft mirë rezultatin dhe në fund arrijnë të fitojnë. Me fitoren e sotme Teuta ngjitet në vendin e 4 me 33 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të tretë. Nga ana tjetër Vllaznia mbetet në vendin e 7 në kuotën e 18 pikëve.

Shënim
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Xhonatan. U mendua sikur ishte një autogol i Markut, por Panorama Sport ka kontaktuar me zyrtarët e ndeshjes dhe në protokoll, goli mban firmën e sulmuesit brazilian të Teutës.

teuta-vllazniaaaaaaMINUTAT:
Mbyllet në Durrës, Teuta-Vllaznia 1-0. Vendos autogoli i Antonio Markut.
90′ Sinjalizohen 4 minuta shtesë.
87′ Kalaja në hyrje të zonës, provon goditjen, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule
83′ Pranë golit të barazimit Vllaznia, Shtubina gjuan nga jashtë zone me forcë drejt portës, por topi bllokohet në momentin e fundit nga një mbrojtës.
79′ Mundësi e mirë për Teutën, krosim nga e majta, Lamçja provon goditjen fluturimthi, por kordinohet keq dhe gjuan jashtë.
76′ Ndërhyrje e ashpër e Dibrës, ndëshkohet me karton të verdhë futbollisti shkodran.
72′ Zëvëndësim te Vllaznia, largohet Tafili, në fushë Rudoviç.
70′ Teuta e kthyer e gjitha në mbrojtje duke kërkuar të administrojë rezultatin.
65′ Vllaznia vazhdon të mbetet përpara.
59′ Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë, Arbri kroson nga e djathta drejt zonës, Shtubina përpiqet të godasë me kokë, por nuk arrin.
57′ Bardulla provon me një goditje nga jashtë zone, por e bllokon mjaft mirë Rustem Hoxha.
55′ Kërcënues shkodranët, Cinari kroson rrezikshëm djert zonës nga krahu i djathtë, por Moçka e kontrollon topin në dy kohë.
50′ Vllaznia edhe me fillimin e pjesës së dytë shtyn menjëherë përpara duke kërkuar me ngulm golin e barazimit.
46′ Ka nisur pjesa e dytë, topin kësaj here e luajnë vendasit.
Mbyllet pjesa e parë, Teuta-Vllaznia 1-0.
41′ Ndeshja luhet sa në një portë në tjetrën, të dyja ekipet kanë raste dhe luajnë shpejt.
35′ Cinari dhe Kalaja janë rrezik konstant për portën durrsake në cdo prekje të topit.
32′ Vllaznia mbetet përpara, raste të njëpasnjëshme të shkodranëve.
29‘ Hila shkakton faull ndaj Arbrit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
28′ Pranë golit Vllaznia, Cinari pason te Kalaja në hyrje të zonës, ky i fundit godet menjëherë, por Moçka pret topin mjaft mirë duke e devijuar në goditje kendi.
26′ Kërcënues shkodranët, Cinari shmang bukur brendaz zonës dy mbrojtësa dhe godet me të djathtën, por pret në pozicion Moçka.
23′ Ndërhyrje e parregullt e Xhonatan në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
20′ Vllaznia mundohet të kundërpërgjigjet dhe fillon të dalë përpara, Teuta kontrollon lojën.
14′ Goditje dënimi për teutën në krahun e majtë, Lukiç dhe Kotobelli provojnë një skemë, por kontrollon gjithçka Dragojeviç.
11′ GOOOL TEUTA, shënon Xhonatan. Lena kroson drejt zonës nga krahu i majtë, topi mbetet në rrëmujë, aty Marku në tentativë për ta larguar e shtyn drejt rrjetës duke i dhënë avantazhin durrsakëve.
06′ Sërish kërcënuese Teuta, Lukiç kroson drejt zonës, Dita godet me kokë, por edhe njëherë tregohet vendimtar Dragojeviç duke e pritur mjaft mirë topin.
03′ Pranë golit Teuta me Xhonatan. Lena jep një pasim perfekt për sulmuesin dhe ky i fundit godet me të djathtën, por Dragojeviç pret mjaft mirë.
01′ Ka filluar takimi me topin e parë të luajtur nga shkodranët.

Teuta-Vllaznia 1-0
Golat: Xhonatan 11′
Formacionet

Teuta: Mocka, Kotobelli, R.Hoxha, Shkalla, Lukic, Cyrbja, Hila, Dita, Musta, Lena, Xhonatan
Vllaznia: Dragojevic, Arbri, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili, Bardulla, Shtubina, Ahmeti, Cinari, Kalaja.
Kartonë të verdhë: Xhonatan 23’, Hila 29’, Shkalla 35’, Dita 41’/ Dibra 76’, Rudoviç 88’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"