Thellohet kriza e Romës, Garsia rrezikon largimin (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 17:04

Thellohet kriza e Romës, Garsia rrezikon largimin (video)

roma atalantaSeria A
Roma 0-2 Atalanta
Golat: Gomez 41′ Denis 82′(pen)

Formacionet zyrtare

Roma: De Santics, Florenzi, Manolas, Castan, Digen, Pjanic, De Rossi, Naingolan, Iturbe, Dzeko, Falque.

Atalanata: Sportiello, Stendardo, Gomez Moralez, Denis, Cigarini, Kurtić, Brivio, Paletta, Raimondi, Grassi.

Roma nuk e merr veten pas humbjes me Barcelonen, mundet nga Atalanta. Një ditë para ndeshjes trajneri Garsia për figurën e keqe që bëri në Champions League nuk  është parë ti kërkojë falje tifozëve, siç ndodh zakonisht. Ndërkohë që sot u mund sërish dhe rrezikon largimin.

Skuadra mike arrin të realizojë dy herë në portën e De Santiks, i cili nuk ka çfarë të bëjë.

Gomez shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë në minutën e 41′, ndërsa në të dytën ka qenë Denis(82′) i cili ka konvertuar një 11 metërsh në gol, pas daljes me të kuq të Maikon.

Teksa në minutat e fundit të takimit skuadra e Atalantës mbetet me 9 lojtarë, pasi Stendardo dhe Grasi ndëshkohen me të kuq, por rezultati mbetet i njëjtë dhe në minutat shtesë, duke mbyllur gjithçka 0-2.

Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sot në Serinë A

Kievo 2-3 Udineze
Frosinone 3-2 Verona
Xhenoa 1-2 Karpi
Roma 0-2 Atalanta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"