Tirana fundos Tërbunin, tripletë e Elis Bakajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2016 | 18:40

Tirana fundos Tërbunin, tripletë e Elis Bakajt

tiranaaaaaaaaaaaaTirana ka fituar sot përballë Terbunit në “Selman Stërmasi me rezultatin 3-0.

Bardheblutë e Ilir Dajës kanë dominuar gjithë takimin dhe në fund kanë shijuar një triumf të rëndësishëm që i mban shume afër me vendin e tretë në kampionat që është edhe objektivi i tyre për këtë sezon pasi do ju mundësonte një vend në Kupat e Europës.

Elis Bakaj ishte heroi i këtij takimi pasi ka shënuar 3 gola duke qenë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi hapi serinë e golave në minutën e 24′ duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Tiranës.

Më pas në pjesën e dytë sulmuesi ka realizuar edhe dy gola të tjerë në të 78-ën dhe 89-ën ku vulosi fatin e këtij takimi.

Tërbuni u përpoq, por nuk mundi në asnjë moment të verë në vështirësi portën e Edvan Bakajt. Me fitoren e sotme Tirana mban vendin e pestë me 44 pikë, 4 më pak se Kukësi.

MINUTAT: 
89′ GOOOOL  sërish Bakaj. Sulmuesi bardheblu del i vetëm përballë Haxhos edhe nuk gabon duke shënuar golin e tretë personal ne kete sfide.
84′ Largohet nga loja Fukui, në fushë Enriko Papa.
78′ GOOOOL TIRANA, shënon sërish Bakaj. Smajli godet nga distanca, haxho nuk e kontrollon si duhet dhe topi shkon te Bakaj që me portën bosh dyfishon rezultatin.
72′ Pasim perfekt për Bakajn që del i vetëm përballë portierit, gjuan me të djathtën, por topi përplaset në shtyllë.
69′ Vucaj tenton nga distanca, por topi kalon pranë shtyllës pingule.
61′ Shënon Gilman Lika, por i parregullt pasi Fukui kishte shkaktuar faull më parë.
53′ Tasic shkakton faull në mesfushë ndaj Smajlit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
51′ Gilman Lika dhe Muzaka kombinojnë bukur mes tyre, por del Haxho dhe bllokon gjithçka.
Mbyllet pjesa e parë, Tirana – Tërbuni  0-0.
38′ Smajli avancon me shpejtësi nga krahu i djathtë, shmang bukur dy mbrojtësa, kroson drejt zonës, ku Bakaj bën gati roveshatën, por bllokojnë mbrojtësit e Tërbunit.
32′ Gilman Lika kombinon bukur me Bakajn në hyrje të zonës, ky i fudnit provon me një goditje të bukur, por që kalon ngjitur me traun e portës. Pranë golit të dytë Tirana.
30′ Karabeci kroson drejt zonës, Fukui godet me kokë, por jashtë kuadratit.
28′ Edhe pas golit Tirana vazhdon të qëndrojë në sulm duke tentuar të dyfishojë rezultatin.
24′ GOOOL TIRANA, shënon Bakaj. Gilman Lika shërbehet brenda zonës, mesfushori kontrollon fillimisht topin dhe më pas kroson drejt qendës aty ku ndodhet bakaj, ky i fundit godet, por pret fillimisht haxho dhe topi kthehet sërish në lojë, më pas bakaj provon edhe goditjen e dytë dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0 Tirana.
15′ Tirana mbetet në sulm, ushtron presion, por ende asnjë goditje drejt portës.
11′ Krosim i Gërçaliut nga krahu i majtë drejt zonës, Gjergji Muzaka godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
07′ Pranë golit Tirana. Bakaj merr një pasim perfekt brenda zone dhe del i vetëm, e pason te Fukui  cili provon të godasë, por ndalet loja pasi Bakaj ka dalë jashtë bashkë me topin.
05′ Top i gjatë drejt portës së Tiranës, gërçaliu e lë duke menduar se është i vetë, por për pak sa nuk përfiton Tushe.
03′ Aksion i bardhebluve në krahun e majtë, Vucaj depërton drejt zonës, pason në qendër për Muzakën, por ia largojnë topin nga këmba mbrojtësit në momentin e fundit sulmuesit të Tiranës.
01′ Ka nisur takimi, janë bardheblutë që shkelmojnë topin e parë nga mesi i fushës.

Tirana – Tërbuni 3-0
Golat: Bakaj 24′ 78′ 89′
Formacionet
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Delia, Hoxhallari, Gërçaliu, Karabeci, Vucaj, Muzaka, Lika, Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja
Tërbuni: Haxho, Fangaj, Beci, Tasiç, Borshi, Karakaçi, Tushe, Dedyn, Kaçaj, Lala, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Gjyqtarë: Emirjon Sino

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"