Tirana i falet Bakajt, mund Bylisin dhe kthehet te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2015 | 15:59

Tirana i falet Bakajt, mund Bylisin dhe kthehet te fitorja

tirana

BYLIS-TIRANA 0-1
Golat: Bakaj 45+1′

Formacionet zyrtare

Bylis: Mushica, Haliti, Shoshi, Basriu, Simiç, Gava, Muça, Kuli, Peposhi, Hyshmeri , Pepa
Trajner: Ermal Nexhipi
Tirana: Ed. Bakaj, Kërçiku, Muça, Kavdanski, Malaj, Teqja,Karabeci, Vucaj, Fukui, Lika, El. Bakaj
Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, EdvinHoxha

Pas barazimit ndaj Laçit, bardheblutë e Tiranës kthehen te fitorja. Në ndeshjen e stotme ndaj Bylisit në Ballsh e vlefshme për javën e 12-të, të besuarit e Dajës fituan minimalisht me rezultatin 0-1. Golin me vlerë 3 pikë e ka realizuar Elis Bakaj i cili i ka mahnitur të gjithë me perlën e tij. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Bylis mbetet e parafundit me 6 pikë.

Ndeshja Ndeshja ka nisur e qetë. Si Bylis, ashtu edhe Tirana përpiqeshin të ishin të kujdesshëm në fillimin e ndeshjes për të mos pësuar gol. Tirana ka qenë më kërkuese dhe ka tentuar në momente të veçanta me Bakajn dhe Fukuin, por kanë bllokuar mjaft mirë mbrojtësit e Bylisit.

Në fundin e takimit, ishte sulmuesi kryesor i Tiranës Bakaj që kalon të tijët në epërsi pas një aksioni të perfekt, që e konkretizoi në një gol mjaft të bukur. Fraksioni i parë mbyllet  avantazhin e bardhebluve.

Në pjesën e dytë Tirana tërhiqet në mbrojtje duke kërkuar të mbroje rezultatin. Bylis hidhet në sulm duke kërkuar me insistim golin e barazimit por nuk ia del. Në fund mbyllet gjithçka 0-1 dhe Tirana ngjitet në kuotën e 20 pikëve. Bylisi mbetet i parafundit me 6 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"