Tirana pakt me grekët, ja si do shlyhet borxhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 9:56

Tirana pakt me grekët, ja si do shlyhet borxhi

Pasi shlyen disa nga borxhet për të shmangur penalitete në FIFA, Tirana ka mbyllur me sukses edhe një tjetër çështje që krijonte presion. kastrati tiranaBëhet fjalë për rastin “Kastrati”, futbollist që bardheblutë e morën nga Panathinaikosi. Pasi humbën gjyqin, ndërkombëtarët e detyruan klubin kryeqytetas që të derdhin në llogarinë e grekëve 134 mijë euro, por si pasojë e kamatëvonesave shuma shkoi në afro 150 mijë euro. Pas negociatave të vazhdueshme, palët kanë gjetur një pakt final. Panathinaikos dhe Tirana kanë arritur një akord.

Burime pranë gazetës konfirmojnë se bardheblutë kanë kërkuar që fillimisht të japin një pjesë parash në dorë, ndërsa detyrimet që mbeten do të likuidohen çdo muaj, shumë që shkon në afro 4 mijë euro.

Dhe kjo kërkesë mësohet se është pranuar nga klubi helen. Pritet që fillimisht të paguhen 15 mijë euro, ndërsa çdo muaj do të hidhet një shumë e caktuar, derisa brenda një afati prej afro 2.5 vitesh të mbyllet në total i gjithë ky debit. E thënë ndryshe, drejtuesit e Tiranës janë duke mbyllur me sukses një tjetër çështje, e cila përbën problem.

Afati i fundit për të paguar këtë detyrim ishte vendosur data 11 prill, por fakti që nuk ka ardhur vendim i prerë konfirmon se tashmë pakti mes klubeve ka marrë formë të prerë, duke evituar penalitetet. Një rregull i FIFA-s detyron klubet për çdo transfertë ndërkombëtare që të paguhet për formimin e futbollistëve. Klauzolë që hyn në fuqi në momentin që një lojtar luan për të parën herë si profesionist në një klub tjetër. Dhe rasti konkret është ky i Kastratit, pasi me bardheblutë ai luajti për parë të herë si profesionist.

Përgatiti: ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"