Tirana/ Probleme për Muçën, mbrojtja është në kaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 14:19

Tirana/ Probleme për Muçën, mbrojtja është në kaos

Tirana, në hall para By lisit. Qendra e mbrojtjes është kthyer në një problem. Ilir Daja duhet që t’i bëjë llogaritë jo vetëm pa të pezulluarin Dejan Karan, pasi në dyshim është edhe Gentjan Muça. Zv.kapiteni ka shqetësime në gju dhe kjo e ka detyruar që të mos stërvitet as dje.dajaPritej në fakt që dëmtimi i tij të mos përbënte rrezik, por e kundërta po ndodh. Lojtari ka kryer edhe një kontroll të specializuar dhe, derisa dhimbjet janë ende prezente, shton shanset që ai të jetë një tjetër mungesë e madhe në formacion.

Mirëpo, “sikleti” shtohet prej Ervin Bulkut, i cili u dëmtua tri ditë më parë (nëse do të ishte gati, ai pa dyshim do të jepte më shumë qetësi në qendër të mbrojtjes) dhe kjo do ta detyrojë stafin teknik që të sajojë prapavijën. Nëse Muça nuk ia del, opsioni i vetëm mbetet Ronald Gërçaliu, i cili në fakt do të përshtatet në këtë rol, pasi është lojtar i linjës së majtë.

Krah tij do të jetë Olsi Teqja, edhe ky një shkatërrues në pozicionin e vet natyral. E vetmja qetësi vjen nga krahët, që do të mbulohen nga të njëjtat, pra Smajli dhe Hoxhallari. Para defensivës priten Karabeci me Malajn, ndërsa djathtas Gjergj Muzaka, i cili po kalon një formë realisht të mirë.

Sakaq, djathtas mund të jetë Gilman Lika. Edhe në sulm pritet që të ketë risi. Mungesa e Elis Bakajt, i cili plotësoi numrin tre të kartonëve të verdhë, pritet që të sjellë një dyshe surprizë në majë. Japonezi Masato Fukui pritet që të luajë në vijën e parë dhe krah tij mund të jetë Hugo Almeida.

Të paktën këto janë alternativat e vetme që tekniku ka, duke llogaritur faktin që në total ka 5 mungesa, nga mbrojtja e deri në sulm. E, megjithatë, ky mund të jetë vetëm një variant për t’i paraprirë së keqes, pasi stafi mjekë- sor është duke bërë gjithçka mundet që të paktën të rikthejë në kohë Muçën, i cili është kthyer në një lider jo vetëm për mbrojtjen, por edhe mesfushën. Gjendja e tij do të vëzhgohet me vëmendje edhe sot, për të konfirmuar zyrtarisht nëse do të jetë apo jo në fushë kundër Bylisit, në ndeshjen e parë shtëpiake për 2016-ën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"