Tirana triumfon në derbi dhe merr kreun e elitës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2015 | 17:19

Tirana triumfon në derbi dhe merr kreun e elitës

IMG_7901Ka nisur dje java e pestë e kampionatit kombëtar në volejboll me derbin e femrave të kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenca kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Një ndeshje e fituar me shumë lehtësi nga Tirana, që në të tre setet pati epërsi dhe e fitoi ndeshjen brenda 60 minutave. Partizani këtë sezon është shumë larg pretendimeve dhe rrezikon edhe një vend në katërshe, çka e konfirmoi edhe këtë javë.

Për Tiranën ndeshja e djeshme u kthye në një stërvitje, teksa kishte epërsi në fushë në çdo drejtim, duke e merituar fitoren. Me suksesin e pestë radhazi në kampionat, Tirana merr përkohësisht kreun e renditjes në grupin A1. Sot luhen ndeshjet e tjera të javës së 5-të ku spikat Vllaznia-Teuta në volejboll për meshkuj. Ndërsa Elbasani e Skënderbeu do të kërkojnë suksesin e parë sezonal. Sakaq, kryesfida Farka Volej-Studenti është shtyrë për 10 dhjetor, pasi Farka Volej ka qenë në Kosovë në një turne mbarëkombëtar ku edhe u shpall fitues i tij. Me interes do të jetë edhe ndeshja Skënderbeu-Barleti Volej, dy ekipe që ende s’kanë asnjë humbje këtë sezon. Ndërsa në Grupin A2 vëmendja është te takimi Dinamo-Korabi, dy ekipe pretendente për një biletë mes më të mirave sezonin tjetër.

TIRANA-PARTIZANI 3-0
(25-10, 25-12, 25-11)
TIRANA: Palokaj, Nezaj, Tuci, Kadriu, Sejfullai, Blloku, Hoxha, Pira, Llaka, Agolli, R. Meta, E.Meta. Trajner: A. Gorenca
PARTIZANI: Reka, Shehu, Gongo, Shaba, Mecorrapaj, Xhaferraj, Agolli, Sheraj, Goxhaj, Kacani, Gjoni, Fetaj. Trajner: R. Tarja GJYQTARË: E. Mujo, K. Gjoka

RENDITJA F H SET P
Tirana 5 0 15-0 15
Barleti 4 0 12-0 12
Skënderbeu 4 0 12-2 11
Partizani 2 3 6-10 6
Vllaznia 1 3 5-9 4
Teuta 1 3 3-9 3
Elbasani 0 4 1-12 0
Flamurtari 0 4 0-12 0

Kalendari

FEMRA, GRUPI A1
JAVA E 5-të, SOT
Skënderbeu-Barleti Volej 13:00
Teuta-Vllaznia 13:00
Flamurtari-Elbasani 13:30
FEMRA, GRUPI A2
JAVA E 5-të, SOT
Dinamo-Korabi 10:00
Studenti-Apolonia 13:00
Vlora Volej-Divjaka 13:00
Mirdita-Lushnja 14:00
MESHKUJ
JAVA E 5-të, SOT
Elbasani-Skënderbeu 14:00
Vllaznia-Teuta 17:00
Tirana (pushim)
E shtyrë, 10 dhjetor 2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"