Titulli, Zidan kërcënon Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 10:54

Titulli, Zidan kërcënon Barçën

Pavarësisht distancës me Barcelonën, trajneri i Realit të Madridit nuk e ka humbur besimin.

ronaldo zidaneZinedin Zidan thotë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të tentuar titullin kampion. Në prag të ndeshjes me Granadën, tekniku i “galaktikëve” i ka thurur elozhe Kristiano Ronaldos, duke thënë se mund të ketë një karrierë më të gjatë se ai.

Ronaldo

“E admiroj atë lojtar. Kam bindjen se mund të luajë më shumë se unë dhe për këtë jam i sigurt. Fizikisht është një bishë dhe do të luajë për shumë vite të tjera. Shpresoj që t’i luajë në Madrid. Nuk kënaqet kurrë me atë që bën, por kërkon vazhdimisht maksimumin”.

Ndeshja

Na pret një sfidë e vështirë, sepse rivali luan shumë fort dhe janë të karikuar për faktin se do të përballen me Realin. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të bëjmë një ndeshje ndryshe nga ajo me Betisin. Nuk mund të humbasim më shumë pikë”.

Titujt

“Objektivi i Realit është gjithmonë i qartë. Në këtë skuadër duhet të fitosh tituj. Nuk e di nëse është më i lehtë kampionati apo Champions-i. Këtë do ta tregojë koha. Unë nuk e kam humbur besimin dhe lojtarët gjithashtu. E dimë shumë mirë se nuk është e lehtë të fitojmë titullin, por ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa matematika të na mbajë në lojë”.

Nejmar

“Nuk mund të them nëse është lojtar provokator apo jo. Për këtë secili ka një gjykim të vetin. Sigurisht që kundërshtarëve nuk u pëlqen fakti që ai bën finte, por loja e tij i shton spektaklin futbollit”.

Bejl

“Kemi preferuar të mos e rrezikojmë shumë dhe ta lëmë të qetë të rikuperohet ngadalë. Kjo është mënyra e duhur”.

Bilanci

“Sigurisht që deri tani skuadra ka treguar që ka qenë në formë, por më e vështira vjen më vonë. Duhet të luajmë edhe në Champions dhe pastaj kalendari do të bëhet më i ngjeshur. Tani thjesht duhet të rikuperojmë forcat për të ardhmen”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"