Tohir: Na duhen paratë e kinezëve, Interi ngrihet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 11:47

Tohir: Na duhen paratë e kinezëve, Interi ngrihet

Përpara se të nisej drejt Milanos, Erik Tohir ka dhënë një prononcim mjaft domethënës rreth të ardhmes të Interit. Nga Xhakarta, numri një i zikaltërve konfirmoi pjesërisht lajmet që kanë bërë publike të përditshmet prestigjioze italiane rreth pasigurive financiare të milanezëve.Tohir dhe MoratiArsyet 

Dyzetegjashtëvjeçari tha dje se lajmet që tregojnë për interesin e shfaqur prej tij për të tërhequr kompani kineze tek Interi janë të vërteta. “Në Kinë ka rreth 113 milionë mbështetës potencialë të Interit. Në botë të tillë janë 264 milionë, prej të cilëve 190 jetojnë në kontinentin aziatik.

Këto janë numra që duhet të shfrytëzojmë pasi potenciali i këtij tregu është shumë i madh. Për këtë arsye i kam kërkuar ‘Goldman Sachs’-it që të gjejë partner të mundshëm në Kinë. Duhet të punojmë bashkë, pasi ata e njohin më mirë se unë tregun.

Kërkimi nuk është ngushtuar vetëm në Kinë. Mund të gjejmë partner edhe në vende të tjera. Në këtë kontekst kemi hedhur baza të forta, mjafton që të përmendim ‘Inter Academy’ që kemi në Indi, Arabi Saudite, Kinë dhe SHBA. Kërkimi i partnerëve komercialë nuk duhet të shikohet si një risi”, tha Tohiri në “Indonesia Stock Exchange”.

Shembulli

Presidenti i Interit “justifikoi” lëvizjen e tij me eksperiencën që ka fituar gjatë viteve kur ka qenë aksionar i Filadelfias Sevëntinsiksërs (ekip i NBA-it). “Amerikanët çuan basketbollin dhe lojtarët e tyre në atë treg duke ndezur një aktivitet të madh komercial”, pohoi 46-vjeçari.

Shpresa  

Në fund të fjalës të tij, numri një i Interit tha se kishte në mendje që të ndërtonte edhe të tjera “Inter Academy” në Azi, përveç asaj të Shangait. “Interi nuk duhet të varet vetëm nga shitblerja e lojtarëve. Duhet që të jemi më komercialë.

Nëse shikojmë skuadrat më të mëdha të Europës, dallojmë qartë se, pas të ardhurave që marrin nga të drejtat televizive, vijnë ato të sektorit komercial. Dobësia e madhe e kampionatit italian krahasuar me Premier Ligën angleze është se nuk është promovuar si duhet”, tha Tohiri. Sa u përket marrëdhënieve me Moratin, ai tha: “Mjafton të lexoni fjalët e tij për të kuptuar se mes nesh ka harmoni të plotë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"