Tramexani: Hysaj mund të bëhet më i miri në rolin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 13:55

Tramexani: Hysaj mund të bëhet më i miri në rolin e tij

paolo tramexani


Në një prononcim për mediat italianë në prag të kryendeshjes së javës së 14-të të Serisë A, Napoli-Inter, ndihmësi i Xhani De Biazit në kombëtaren shqiptare, Paolo Tramexani, deklaroi se mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj me cilësitë që ka mund të shndërrohet nga lojtarët më të mirë në qarkullim në rolin e tij.

“Napoli i sotëm është shumë i bukur për t’u parë. I ka idetë e qarta dhe nuk gabon lehtë. Shumë futbollistë po japin më shumë se ç’pritej nga ata në fillim të sezonit.Hysaj po kalon një formë të mirë, por me pak më shumë punë, ai mund të shëndrohet në një nga më të mirët në rolin e tij”, u shpreh Tramexani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"