Tramexani i thur elozhe Grezdës: Lojtar interesant por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 10:48

Tramexani i thur elozhe Grezdës: Lojtar interesant por…

rrahmani grezda

Pas deklaratës së Eros Grezdës në intervistën për “Panorama Sport” se ka vendosur të presë Shqipërinë, pavarësisht çdo pengese dhe vonese, gazeta ka kontaktuar me ndihmëstrajnerin e De Biazit dhe njëkohësisht edhe drejtorin e ri teknik pranë FSHF-së, Paolo Tramexanin, në lidhje me këtë rast.”Në lidhje me vëzhgimin e talenteve mund të them që këtë djalosh e kam parë dhe e njoh shumë mirë. Di të them që Grezda është një futbollist shumë interesant.

Sa i përket të ardhmes së tij, është diçka që e vendos vetëm Xhani (De Biazi) dhe unë nuk mund të them asgjë tjetër për ftesën apo mos ftesën e tij në Kombëtaren A.

Ashtu si më parë, por mbi të gjitha tashmë edhe me rolin tim të ri si drejtor teknik, do të vazhdoj që të ndjek edhe djemtë e rinj, përveç atyre që janë pjesë e skuadrës së parë.

Ditët e fundit kemi bërë një vëzhgim të shumë lojtarëve të rinj në Greqi, Zvicër, Itali Shqipëri dhe Kosovë”, ka deklaruar Tramexani për “Panorama Sport”. Përgjigje diplomatike, por kuptimplotë e numrit dy të Kombëtares së madhe dhe të njeriut që do të koordinojë punën me talentet shqiptarë kudo në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"