Transferimet/155 lëvizje për një muaj, ja si ndryshon Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2016 | 13:20

Transferimet/155 lëvizje për një muaj, ja si ndryshon Superiorja

Merkato “e çmendur” në Kategorinë Superiore, bëhen 155 lëvizje në hyrje dhe dalje.

Për trajnerët, shpesh janari cilësohet si muaji delikat për transferimet, mirëpo shumica e klubeve të Superiores e ka parë si shpëtimtar.

skDje ishte dita e fundit e merkatos dhe surprizat nuk munguan. Skënderbeu e kishte ruajtur pikërisht në limit goditjen e madhe, duke blerë sulmuesin nigerian Xhejms Adeniji, që prej tre sezonesh po shkëlqente te Laçi. Ka qenë një muaj i mbushur me transferime surprizë, por edhe me dy shitje rekord: Peter Olainka te Genti në Belgjikë dhe Bernard Berisha te Anzhi në Rusi.

kukesi

Korçarët fituan afro 1.6 milionë euro nga dy “xhevahirët”, ndërsa i zëvendësuan me emra të afrimuar si Plaku, Orelesi, Nafiu dhe së fundmi Xhejms. Partizani ishte gjithashtu goditës, duke rikthyer Emiljano Vilën, ndërsa afrimet e mëdha që mbetën për t’u parë janë ato të brazilianit Filipe Gomes dhe argjentinasit Agustin Torasa.

Në ditën e fundit u zyrtarizua edhe mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu. Të kuqtë ndihen krenarë për merkaton e bërë, edhe sepse kanë fituar dy derbe me Tiranën për shërbimet e Sodiq Atandës dhe Mario Dajsinanit. Nuk kanë munguar duelet e fshehta mes klubeve.

laci vllaznia flamurtari

Në fillim, Orelesi u konfirmua te Flamurtari, por Skënderbeu e “rrëmbeu”. Mirëpo, më parë vlonjatët kishin fituar sfidën me korçarët për mbrojtësin Ilir Berisha. Ashtu siç kanë bërë në pesë sezonet e fundit, edhe këtë herë në Vlorë merkatoja ka qenë e çmendur.

Eksodit masiv prej financave, drejtuesit kuqezi iu përgjigjen me 9 afrime të rëndësishme. Brazili dhe Kosova ishin tregjet e preferuara jo vetëm për Flamurtarin, por thuajse në të gjitha skuadrat.

Ato që kanë lëvizur më pak në muajin që lamë pas kanë qenë Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Laçi. Mirë- po, emrat e afruar janë bindës, veçanërisht transferimi i Nijaz Lenës te durrsakët. Bardheblutë presin që makthi i golave të zgjidhet nga një dyshe braziliane (Hugo Almeida, Aleks Uillian), nga e cila pritet shumë. Edhe Kukësi nuk u ka shpëtuar ndryshimeve të shumta.

partizaniZbulimi i skuadrës së Klodian Duros mund të quhet sulmuesi nga Tetova, Izair Emini, i cili që në debutim shënoi dy gola. Vllaznia e Armando Cungut “peshkoi” te Partizani dy lojtarë me eksperiencë: mbrojtësin Endri Vrapi dhe mesfushorin Alsid Tafili.

Shkodranët kërkuan pa fund për sulmues, por nuk e gjetën. Ndërsa Bylisi bëri goditje të rëndësishme, duke rikthyer portierin Frashëri dhe sulmuesin Izuçuku, pa harruar mbrojtësin me eksperiencë, Julian Brahja. Tërbuni i vendit të fundit ishte një kantier, plot 25 lëvizje, por më shumë largime. Një skuadër nga e para, që duket se do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën.

Përgatiti: JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"