Tribuna dhe parkingu, ja përplasjet për stadiumin “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2016 | 10:46

Tribuna dhe parkingu, ja përplasjet për stadiumin “Loro Boriçi”

Stadiumi “Loro Boriçi”, po thuhet se mund të jetë gati për ekipin kuqeblu dhe për tifozët shkodranë që në startin e sezonit të ri.

1914666_567589633408292_7186976647882921906_nNga sa përflitet nga personat që punojnë dhe menaxhojnë punimet, gjithçka është drejt fundit, por për të bërë të mundur inaugurimin duhen të paktën edhe 4 apo 5 muaj.

Aty ku shikohet se po punohet me ritme më të ngadalta është pikërisht tribuna qendrore. Në të kërkohet edhe puna më e madhe që gjërat të jenë në vendin e vet.

Pasi është përfunduar struktura e saj e po ashtu edhe ajo strehës, një pjesë të madhe të kohës e kërkojnë punimet e tjera, brenda dhe jashtë tribunës.

Ende nuk ka filluar montimi i karrigeve. Po ashtu edhe sallat si të konferencave dhe ato të gazetarëve e personave VIP, nuk janë ende gati.

12809761_1111577688872652_2295099443706762285_nNjë pjesë të punës do ta kërkojnë edhe ambientet e jashtme, si të tribunës qendrore e gjithashtu edhe të tribunave të tjera në të cilat po punohet ende.

Në tribunën qendrore ka shumë punë për t’u bërë, pasi veshja mësohet se do të jetë e tëra prej xhami e deri tani shikohet vetëm vendosja e disa elementëve mbajtës të tij.

Gjithashtu, shtrimi i pistës me tartan ende nuk ka nisur dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë që të punohet në këtë drejtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"