VIDEO/ Berisha nuk njeh limite, tjetër gol në Australi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 12:55

VIDEO/ Berisha nuk njeh limite, tjetër gol në Australi

Besart Berisha është abonuar me golin. Sulmuesi kosovar ka shënuar sërish në kampionatin australian duke mos humbur asnjë ndeshje pa realizuar. Berisha shënoi në barazimin 1-1 që ekipi i tij arritu kundër Sidneit, rival direkt për titull.berisha Sulmuesi shqiptar shënoi me kokë në minutën e 16-­të, duke i dhënë avantazhin provizor skuadrës së tij, por Melburn Viktori nuk rezistoi dot deri në fund, sepse në minutën e 89-­të u barazua rezultati. tashmë

Uestern Sidnei ka marrë kreun e renditjes në ligën australiane duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve me Melburn Viktorin që ka 6 pikë më pak.

Për Berishën ishte goli i 14­-të në kampionat, në 18 ndeshje, një rendiment i frikshëm, që e ka ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve, me po aq gola sa uruguaiani Fornaroli i Melburn Sitit.

I pandalshmi Besart Berisha sapo shënoi golin e 14 sezonal në këtë mënyrë

Posted by Gazeta OLLE on 2016-02-06

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"