VIDEO/ Cikalleshi, “pakt” me golin në Kupën e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 18:51

VIDEO/ Cikalleshi, “pakt” me golin në Kupën e Turqisë

Nëse do të shohim ecurinë e Sokol Cikalleshit në Kupën e Turqisë, padyshim do të mendonim se sulmuesi kavajas po kalon momentin e tij më të mirë në karierrë, pasi golat në këtë kompeticion kanë qenë të shumtë. CikalleshiIsanbul Basaksehir ka fituar sot 4-0 përballë Tepecik dhe sulmuesi shqiptar ka lenë sërish gjurmë. I futur në fushë si zëvendësues në minutën e 64, ai ka gjetur menjëherë golin duke treguar se nuk e meriton stolin pasi ka shënuar sa herë që i është dhënë besim.

Cikalleshi realizoi golin e tretë 80-të kur ekipi i tij po fitonte 2-0. Në minutën e 87-të Madiurera ka shënuar edhe golin e katërt duke vulosur sfidën.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kupën e Turqisë dhe Isanbuli ka prerë biletën për në raundin tjetër pas kësaj fitoreje të thellë.

Pavarësisht golave të shumë në Kupë trajneri nuk i beson sulmuesit shqiptar një vend titullari në ndeshjet e kampionatit duke treguar se ende nuk është bindur 100% në aftësitë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"