VIDEO/ Flamurtari përmbys Tiranën, vlonjatët fitojnë mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2016 | 15:30

VIDEO/ Flamurtari përmbys Tiranën, vlonjatët fitojnë mes tensionit

tiranaFlamurtari ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Vlonjatët kanë fituar 1-2 në “Selman Stërmasi duke përmbysur rezultatin e takimit të parë. Ishte Telushi dhe Lushtaku që zhvlerësuan golin e Fukuit duke i dhënë kualifikimin ekipit vlonjat.

Një takim që i ka pasur të gjitha. Përveç golave dhe lojës së bukur nuk ka munguar edhe tensioni dhe këtë e tregojnë qartë edhe dy kartonat e kuq në dëm të Tiranës, ku Hoxhallari dhe Teqja lenë ekipin me 9 futbollistë.

Flamurtari e mbajti ndeshjen në ritme të ulta në fillimin e saj,  derisa gjeti golin me anë të Bruno Telushit, i cili nga jashtë zone lëshoi një “predhë” në minutën e 13-­të, duke befasuar portierin Bakaj.

Goli zgjoi Tiranën, që krijoi lojë dhe shumë rreziqe nga krahët. Në fillimin e pjesës së dytë, Tirana gjeti golin me Fukuin, i cili pas një krosi u gjend i vetëm në zonë dhe me kokë nuk fali.

Ritmi mbeti shumë i lartë, me Tiranën më kerkuese, por në minutën e 65-­të Flamurtari goditisërish, kur një kombinim super nxorri të vetëm në zonë Lushtakun, i cili nuk fali.

Në minutat  e mbetura ekipi i Tiranës nuk mundi të realizonte dhe gjithçka u mbyll 1-2 për Flamurtarin që siguron kështu kualifikimin për të raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Tirana – Flamurtari 1-2
Golat: Fukui 47’/  Telushi 16′ Lushtaku 67′   (Ndeshja e parë 1-0 për Tiranën)

Tirana: Bakaj, Smajli, Karan, Teqja, Hoxhallari, Lika, Karabeci, Gërçaliu, Fukui, Kërçiku, Hugo Trajner: Ilir Daja
Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Hoxha, Lushtaku, Da Silva, Alvesh
Trajner: Zekirja Ramadani


GOLAT Tirana – Flamurtari 1- 2 by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"