VIDEO/ Incidente në Shkodër, tifozët gjakosin policin, disa të shoqëruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2016 | 16:38

VIDEO/ Incidente në Shkodër, tifozët gjakosin policin, disa të shoqëruar

Vllaznia – Skenderbeu – nderhyrja e policise from Panorama Sport on Vimeo.

Vllaznia barazoi pa gola me Skënderbeun në takimin e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në këtë ndeshje nuk munguan incidentet në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas burimeve nga “Panorama Sport” në Policinë e Shkodrës, një konflikt mes tifozëve përfundoi me lëndimin e një prej efektivëve.

Untitled-1Polici i identifikuar me emrin Frrok Ndreca, ndërhyri për shuarjen e një sherri mes tifozëve. Më pas, ai mori lëndime në fytyre dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ndërkohë që forcat e rendit në ambientet sportive “Reshit Rusi”, ndërhynë duke shoqëruar për në komisariat disa prej tifozëve.

Incidenti ndodhi në minutën e 42’ të lojës. Pak minuta para kësaj ngjarjeje, në fushë u fut edhe ambulanca pas përplasjes që dy lojtarët Marku dhe Ademir patën në dyluftim për marrjen e topit.

Untitled-5Aktualisht, gjendja e tyre është normalizuar dhe futbollistët shkuan pranë ekipit pas kurimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"