VIDEO/ Interi eliminon Napolin, Mançini përplaset me Sarrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2016 | 22:50

VIDEO/ Interi eliminon Napolin, Mançini përplaset me Sarrin

UPDATE/ I nteri përjetoi mbrëmë një natë magjike, pasi fitoi në “San Paolo” të drejtën për të luajtur gjysmë- finalen e Kupës së Italisë me fituesen e takimit Lacio-Juventus.

Edhe pse goditën në portë pak herë, zikaltrit ia dolën që të përkulnin Napolin falë golave të sllavëve. Jovetiç dhe Ljajiç i kthyen Mançinit Interin praktik që fiton ndeshjet me cinizëm.

Tano Pecoraro - LaPresse 15 12 2013 Napoli ( Italia ) Sport Calcio Napoli-Inter Campionato Serie A Tim 2013/14 Stadio San Paolo Nella foto: gonzalo higuain relizza il gol del 1-0 Tano Pecoraro - LaPresse 15 12 2013 ( Italia ) Sport Soccer Napoli versus Inter Campionato Serie A Tim 2013/14 San Paolo Stadium Napoli in the picture: gonzalo higuain goal 1-0

Hysaj titullar – Për ndeshjen e Kupës, Napoli kishte ndryshuar gjashtë lojtarë krahasuar me formacionin që mposhti Sasuolon në Serinë A. Sarri tregoi se nuk heq dorë lehtë prej Hysajt duke i dhënë fanellën e titullarit. Rrotacionit nuk i shpëtuan lojtarë si Higuain, Insinje, Hamshik dhe Albiol. Të njëjtën gjë bëri edhe Mançini, i cili nisi ndeshjen pa Murijon, Brozoviçin dhe Ikardin.

Handa nuk mungon

Në pjesën e parë, Napoli ishte më i rrezikshëm, pasi administroi topin gjatë një pjese të mirë të kohës. Puna nisi herët për Handën, i cili u impenjua vetëm pas 14 minutash loje nga Mertensi. Ndërkohë që Interi “u duk” vetëm falë klasit të Jovetiçit, i cili ashtu siç bën shpesh nuk i shërbeu shumë ekipit. Skuadra e Sarrit “falënderoi” duke krijuar aksione të tjera. Valdifiori hapi lojën për te Striniç, i cili “ndezi” Kajehonin që edhe një herë provoi zotësinë e portierit slloven.

Jo-jo “pikturon”

Edhe në fraksionin e dytë, Napoli e nisi mirë garën. Pas dhjetë minutash lojë, Mertensi e nisi aty ku e la duke vendosur sërish në prove reflekset e Handës, i cili u dha zemër shokëve të ekipit, të cilët prej atij episodi nisën një tjetër ndeshje. Në të 62′, Jovetiç impenjoi Reinën me një goditje qendrore. Tri minuta më vonë do të provonte edhe Geri Medel për të “thyer” në dysh një ndeshje që dukej se ishte futur në “binarët” e barazimit 0-0. Trajnerët përfituan për të bërë modifikimet e nevojshme në ekip.

Hamshik i sapofutur në lojë humb topin në dëm të Medelit. Kiliani ia dhuron Jovetiçit, i cili pas pak metrash vrap i afrohet zonës të Napolit. Asnjë mbrojtës nuk e shqetësoi dhe i lejoi që të “pikturonte” një harkim perfekt që la pa fjalë Reinën, i cili nuk lëvizi qerpikun. Napoli reagoi me Higuainin dhe Mertensin, të cilët “fituan” vetëm një goditje këndi.

Interi nisi të furnizohej me oksigjen, pasi presingu i Napolit në mesfushë nuk ishte më efikas. Melo u fut për Medelin dhe i dha edhe më shumë energji repartit. Mertens ndihmon zikaltrit duke marrë kartonin e dytë të verdhë për protesta (u rrëzua në zonë pas një kontakti minimal me Mirandën). Interi në minutën e dytë të shtesës mbylli ndeshjen falë një kundërsulmi manual. Jovetiç “ndezi” Ljajiçin, i cili bëri tërë gjysmëfushën e Napolit me topin në këmbë derisa u paraqit përballë Reinës për ta mposhtur atë për herë të dytë.

Finalja e ndezur

Pas golit, u desh ndërhyrja e të katërtit për të evituar kontaktin fizik mes dy trajnerëve, të cilët e mbyllën ndeshjen në dhomat e zhveshjes. Interi vazhdon për më tej, ndërsa Napoli i thotë lamtumirë njërit prej objektivave sezonalë.


0-2 Adem Ljajić Goal Italy Coppa Italia… by diyan-delev

Formacionet:

Napoli: Reina, Hysaj, Chiriches, Koulibaly, Stinic, David Lopez, Valdifiori, Allan, Gellejon, Gabiadini, Mertens. Trajner: Sarri

Interi: Handanovic, Telles, Miranda, Juan Jesus, Nagatomo, Medel, Kondogbia, Biabiany, Ljalic, Perisic, Jovetic. Trajner: Mançini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"