VIDEO/ Kaçe: Me Gashin s’flas dot, shqipja e tij si arabisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2016 | 10:19

VIDEO/ Kaçe: Me Gashin s’flas dot, shqipja e tij si arabisht

Ergys Kace (Intervistë funny)Ergys Kace (Intervistë funny)

Posted by Digitalb on Friday, April 1, 2016

Ergys Kaçe tregoi në dy takimet miqësore të kuqezinjve se është një nga futbollistët që mund të zërë vend pa frikë në formacionin titullar, për të mos thënë se në të ardhmen do të jetë ai lideri i padiskutueshëm i Shqipërisë. ergys kaceNë një intervistë ndryshe, mesfushori i PAOK-ut flet shumë për jetën e tij. Nga familja, vajza që pret t’i vijë në jetë si dhe emri që ka përzgjedhur për të, te Kombëtarja dhe komunikimi në grumbullim.

Në intervistën gazmore të dhënë për “Fan Zonë” në “Supersport” Kaçe tregon edhe momentet e sikletshme që ka kaluar në aeroport me PAOK-un, ndërkohë që tregon edhe pëlqimet e tij për filmat, apo edhe tatuazhet që ka në trup.

A i hani kërnackat?

Po.

Ka kërnacka në Selanik?

Nuk e di, besoj se mund të ketë.

Cili është filmi yt i preferuar?

Kam shumë filma të preferuar, por mund të zgjedh prej tyre “Hobbit”. A shihni shumë ëndrra? Po.

Cilët janë emrat e tre miqve të tu më të mirë?

Tre shokët më të mirë për mua janë Lukas, Kostas dhe Zeneli.

Nga është e fejuara juaj?

Nga Pogradeci.

A besoni në shprehjen “o korçare, o hiç fare”?

Jo, sepse e fejuara ime nuk është nga Korça, prandaj.

Çfarë do të donit që të ndryshonit te vetja?

Jam shumë nevrik dhe besoj se duhet të ndryshoj pak në këtë aspekt.

A keni pseudonim?

Jo, nuk kam asnjë pseudonim.

Ku do të donit që të jetonit?

Amerika më pëlqen shumë dhe aty do të doja që të jetoja.

Cili është idhulli juaj në jetë?

Nëna ime.

A keni shkruar ndonjëherë në aeroport dhe jeni kujtuar që nuk keni pasur pasaportën me vete?

Po, më ka ndodhur. Një herë kur me PAOK-un duhet të udhëtonim në Europë për një ndeshje të Europa Ligës, kujtoj që nuk e kisha pasaportën. Vajta në shtëpi dhe e mora… Apo… jo, më falni! Ma sollën aty, që të mund të udhëtoja me ekipin.

Cili është ushqimi i fundit që keni ngrënë?

Pilaf, patate të skuqura dhe supë.

Ju pëlqen më shumë deti apo mali?

Që të dy.

Kush është njeriu më i rëndësishëm në jetën tuaj?

Fëmija që po pres të lindë për një muaj. Besoj që vajza ime do të jetë njeriu më i rëndësishëm.

Në çfarë ore flini zakonisht?

Nuk kam një orë fikse kur fle. Varet se sa i lodhur jam, megjithatë rreth orës 12 ose 1 pas mesnate.

Sa tatuazhe keni?

Kam të gjithë dorën e majtë dhe disa në trup. Mund të jenë tetë ose nëntë të tillë.

Cili do të jetë tatuazhi juaj i ardhshëm?

Kam menduar që të bëj dy duar të vogla dhe poshtë tyre të shkruaj datën në të cilën do të lindë vajza ime.

A keni menduar një emër për të?

Kemi dy emra në mendje: Laura ose Polina janë dy mundësitë, por ende nuk e kemi vendosur. Me gruan do të zgjedhim njërën prej tyre.

Me kë e keni më të vështirë që të komunikoni në gjuhën shqipe, nga lojtarët e Kombëtares?

Ka disa, janë dy apo tre veta. Më shumë me Gashin. Me të nuk kuptohemi fare. Kur ai flet shqip, më duket sikur po flet arabisht dhe nuk e kuptoj fare (qesh).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"