Shqipëria fiton në Luksemburg, firmosin Sadiku dhe Cikalleshi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 22:44

Shqipëria fiton në Luksemburg, firmosin Sadiku dhe Cikalleshi (VIDEO)


Luksemburg-Shqiperi 0-0, Joubet largohet me… by gazeta-panorama

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka regjistruar fitore në miqësoren e dytë të zhvilluar brenda këtij muaji. Djemtë e De Biazit arrijnë të mposhtin Luksemburgun vendas me rezultatin 0-2  falë dyshes Sadiku- Cikalleshi.

Untitled-19Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat e bardha 0-0, ndërkohë në të dytën është sulmuesi elbasanas i sapo futur në lojë që i jep avantazhin skuadrës. 12 minuta më pas Cikalleshi arrin të gjejë rrjetën duke çuar shifrat në 0-2. Ky është goli i dytë i kavajasit me fanellën kuqezi.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë luajnë më fort dhe shfaqën më të rrezikshëm në zonën e pritësve, të cilët luajnë me një lojtar më pak.  Pavarësisht disavantazhit, Luksemburgu tenton të gjejë golin por nuk ja del.

Në këtë takim De Biazi eksperimenton duke hedhur në fushë disa lojtarë, përfshirë dhe talentin Rashica, i cili debuton me Kombëtaren e madhe.


Luksemburg-Shqiperi 0-2 Dyfishon Cikalleshi.avi by gazeta-panorama

Pjesa e parë- Shqipëria e nis mirë, zhvillon 45 minuta të luftuara, zotëron topin, qarkullon dhe ndërton aksione për gol por nuk arrin të finalizojë. Pas nuk mbeten as vendasit të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi për tu hedhur në kundërsulm. Gashi dhe Cikalleshi tentojnë të gjejnë avantazhin por rrjeta për ta mbetet e paprekur. Në minutën e fundit të fraksionit të parë, sulmuesi kavajas ka shansin ti japë epërsinë ekipit por pengohet nga portieri Joubert dhe rrëzohet. Gjyqtari akordon goditje dënimi për kuqezinjtë ndërsa gardiani i vendasve lë skuadrën me 10 lojtarë pasi del me të kuq.

FORMACIONET ZYRTARE:

Luksemburg: Joubert (Morris), Chanot, Deigado, Philips, Gerson, Alyes Da Mota, Bensi, Malget, Jans, Devilie, Joachim.

Shqipëria (4-5-1): Berisha, Ajeti, Aliji, Gjimshiti, Veseli, Kukeli, Basha, Memushaj, Gashi, Shala, Cikalleshi. Trajner: De Biazi


Luksemburg-Shqiperi 0-1 Gol i Sadikut.avi by gazeta-panorama

Minutat

Mbyllet takimi miqësor mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, me fitoren e Kombëtares kuqezi. Falë golave të Sadikut dhe Cikalleshit. 
Akordohen 3 minuta shtesë
85′
Cikalleshi tenton nga distanca, por jashtë kuadratit. 
82′
Goditje këndi për kuqezinjtë, e ekzekuton Gashi, topi përfundon në zonë por largojnë vendasit. Tjetër goditje këndi për kuqezinjtë, e ekzekuton përsëri Gashi por nuk arrijnë të përfitojnë. 
78′
Rashica tenton nga distanca por jashtë kuadratit. 
75′ GOOL!
Gashi pason për Cikalleshin në zonë, sulmuesi kontrollon topin më pas godet drejt portës dhe shënon. Ky është goli i dytë që kavajasi realizon me fanellën kuqezi. 
73′
E treta goditje këndi për vendasit, por largojnë djemtë e De Biazit. 
70′
Dy goditje këndi radhazi për vendasit, largojnë kuqezinjtë. 
67′
Zëvendësim te Kombëtarja. Del Ajeti, futet Roshi.
63′ GOOL! 
Kros i Kaçes nga e djathta për Sadikun në zonë, sulmuesi gjuan me kokë dhe çon topin në rrjetë.
60′
Portieri i Skënderbeut, Orges Shehi bëhet gati të futet në lojë sëbashku me Sadikun, Rashicën dhe Lenjanin. Del Berisha, Basha, Memushaj, Shala dhe Aliji. 
57′
Cikalleshi pengohet afër zonës nga Malget, gjyqtari akordon goditje këndi. 
55′
Bensi i rrëmben topin Gashit në mesfushë, niset drejt sulmit duke vënë në rrezik zonën e Berishës, por nuk arrijnë të finalizojnë vendasit. 
51′
Shala fiton një goditje dënimi. E ekzekuton Kaçe por largojnë vendasit. 
48′
Veseli provon nga e djathta por pret portieri i vendasve.
Starton pjesa e dytë. De Biazi aktivizon Kaçen, del Kukeli. 
45′
Cikalleshi ekzekuton goditjen e dënimit por pa rezultat. 
45′
Aksion i kuqezinjëve, Cikalleshi niset me vrap drejt zonës por del portieri Joubert dhe e pengon, gjyqtari e nxjer me të kuq duke e lënë me 10 lojtarë skuadrën.
44′
Kros nga e majta për Gashin në zonë por del portieri. 
41′
Goditje këndi për ne. E ekzekuton Gashi, topi përfundon në zonë por nuk shfrytëzon Shala. 
39′
Kundërsulm i Shqipërisë, Gashi provon nga distanca por jashtë kuadratit. 
35′
Përsëri vendasit tentojnë me anë të Da Motës por pret Berisha. 
33′
Jens godet fuqishëm drejt portës, por topi përfundon jashtë kuadratit. 
32′
Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë. 
31′
Da Mota provon me kokë por pret Berisha. 
30′
Kundërsulmojnë vendasit, pret Berisha më pas Ajeti largon topi nga zona e gardianit kuqezi. 
28′
Shqipëria pranë golit, tenton dy herë me Gashin dhe Kukelin por u mungon fati. 
25′
Goditje këndi për ne, e ekzekuton Gashi, topi përfundon në zonë, Veseli gjuan me kokë por pret portieri i vendasve.
22′
Cikalleshi gjuan nga distanca, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi. E largojnë vendasit dhe provojnë të dalin në kundërsulm të shpejtë. 
20′
Vendasit shfaqen më të rrezikshëm provojnë të gjejnë golin e avantazhit por pa nuk arrijnë të finalizojnë me sukses.
18′
Goditje dënimi për Shqipërinë. E ekzekuton Gashi në mënyrë përfekte me të majten e tij, por pret Joubert dhe e qon në goditje këndi. 
15′
minuta lojë, minuta të luftuara nga të dy ekipet, kuqezinjtë tentojntë të gjejnë hapësira në gjysmëfushën e vendasve por nuk ja dalin. 
10′
Memushaj provon nga e djathta por pa rezultat, topi përfundon jashtë kuadratit. 
07′
Kundërsulmojnë vendasit, por gabojnë në pasa, duke mos arritur të futen në zonën e Berishes. 
04′
Cikalleshi provon nga e djathta me të majten e tij por gjuan jashtë kuadratit. 
01′
Shiritin e kapitenit e mban mesfushori vlonjat Memushaj.
Starton ndeshja

 

Kombëtarja është gati.20:15 Luksemburg-Shqipëri

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Tuesday, 29 March 2016

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"