VIDEO/ Teuta thyen Kukësin, takimin e mbyll goli i Hilës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 19:09

VIDEO/ Teuta thyen Kukësin, takimin e mbyll goli i Hilës

Teuta ka fituar ndeshjen e parë ndaj Kukësit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Takimi i luajtur në “Niko Dovana” u mbyll me fitoren e vendasve.Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka mposhtur ekipin e Klodian Duros minimalisht 1-0 falë golit të shënuar nga Ardit Hila në minutën e 20 të pjesës së parë.

Topi në rrëmujë në zonën e Kukësit, përfiton Hila që godet me të djathtën duke mposhtur Koliçin. Në avantazh durrsakët të cilët janë më të qartë në lojën e tyre.

Kukësi nga ana tjetër është pa grintë dhe ka shumë vështirësi në ndërtimin e aksioneve.

Sulmuesi i ardhur së fundmi, Dvornekoviç  në minutën e 35-të del i vetëm përballë portierit, por heziton dhe humbet rastin për të shënuar.

Me avantazhin e Teutës mbyllet fraksioni i parë. Në 45 minutat e dyta, Magani forcon mbrojtjen dhe admisnistron lojën.

Pjesa e dytë ishet akoma më e fortë, ku lojtarët e Kukësit u shfaqën akoma më të rrezikshëm te porta e Shpëtim Moçkës

Prej minutës së 67’ Teuta luajti me 10 futbollistë, pasi Arbër Çyrbja u ndëshkua me karton të kuq.

Kukësi tenton deri në fund , por nuk ia arrin të barazojë. Mbyllet gjithçka 1-0 dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.


MINUTAT
Mbyllet sfida, Teuta-Kukesi 1-0.
80′
Pranë golit 
të barazimit Kukësi, Mici kroson bukur nga e majta, aty përpiqet Emini i cili kontrollon topin dhe godet, por pret mrekullisht Moçka.
65′ Teuta me 10 lojtareLargohet Arber Cyrbja me karton te kuq pas nje nderyrje mjaft te ashper ndaj lojtarit te Kukesit.
63′
Ndeshje e qetë dhe pa raste, Teuta është kthyer mbrapa duke kërkuar të menaxhojë lojën.
61′
Lena në fushën e lojës, mesfushori debuton me fanelën durrsake duke zëne vendin e Lamçes.
46′
Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime për Kukësin, në fushë Flores dhe Imami.
41′
Kombinim i bukur Magani-Lamçja, ky i fundit merr pasimin brenda zonës dhe godet, por pret mjaft mirë Koliçi.
35′
Mundësi e mirë për Kukësin, Dvornekoviç del i vetëm përballë portierit, por heziton dhe humbet rastin për të shënuar.
29′
Pranë golit të dytë Teuta, krosim i gjatë nga e majta, Magani përpiqet me kokë, por nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.
26′
Dita shkakton faull ndaj Kariokës, ndëshkohet me karton të verdhë.
20′ GOOL TEUTA, shënon Hila.
Topi në rrëmujë në zonën e Kukësit, përfiton Hila që godet me të djathtën duke mposhtur Koliçin. Në avantazh durrsakët
17′
Ende asnjë rast i pastër nga të dyja ekipet. Loja zhvillhet kryesisht në mesfushë.
10′
Lukiç insiston në zonën e Kukësit nga krahu i djathtë, por ia marrin topin.
04′
Teuta e ka nisur ndeshjen duke sulmuar. Durrsakët shfaqen agresivë që në minutat e para.

Teuta– Kukësi 1-0
Golat: Hila 20′
Formacionet
Teuta: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Çyrbja, Hila,Dita, Musta, Lamçe, Magani Trajner: Gugash Magani.
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Malota, Mici, Musolli, Karioka, Jonuzi, Qafa, Dvornekoviç, Emini Trajner: Klodian Duro.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigres Ganxhi, Rudin Prenga, Ermal Barushi
Kartonë të kuq: Çyrbja 67’
Kartonë të verdhë: Dita 26’ / Mici 15’, Malota 53’, Flores 55’, Memini 77’

Teuta-Kukesi 1-0 gol i Hiles from Panorama Sport on Vimeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"