Bylykbashi, lojtari më i ri i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2014 | 14:19

Bylykbashi, lojtari më i ri i Partizanit

bylykbashiIsh-futbollsiti i Elbasanit, Dorjan Bylykbashi është goditja e parë e Partizanit në këtë merkato. Ende pa u hapur mirë merkato dimërore, kryeqytetasit kanë publikuar përforcimin e radhës. Bylykbashi ishte prezent mbrëmë në festën e “Të kuqve” si i ftuar special.

“Përshëndetje të gjithëve! Është një emocion i veçantë që rikthehem te skuadra, ku kam dhënë maksimumin tim. Shpresojmë që si përfundim ta nxjerrim Partizanin kampion, për tifozët dhe presidentin”, u shpreh ishkapiteni i “demave të kuq” i cili tashmë do të jetë nën urdhërat e teknikut, Shpëtim Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"