Vllaznia leksion Skënderbeut, “hapet thesi” pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 11:30

Vllaznia leksion Skënderbeut, “hapet thesi” pas ndeshjes

thesiFitorja ndaj Skënderbeut ka vlejtur 5 milionë lekë të vjetër për lojtarët e Vllaznisë.

Biznesmeni Ardit Kraja edhe një herë tjetër nuk ka nguruar që të shpërblejë lojtarët për këtë fitore mjaft të rëndësishme.

Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në stadium, ai sapo ka mësuar rezultatin final të takimit, ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka bërë me dije premion, e cila është shpërndarë menjëherë në dhomat e zhveshjes, madje lojtarët nuk kanë nguruar që të bëjnë edhe foto gjatë momentit të shpërndarjes së parave. Kjo është hera e tretë që Kraja akordin premion për futbollistët shkodranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"