Xhixhi Bufon tregon sportivitet: Humbja ishte e tepërt për Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 12:47

Xhixhi Bufon tregon sportivitet: Humbja ishte e tepërt për Napolin

Praktikisht, ndaloi vetëm atë inkursion të shpejtë në zonë të Insinjes në sekondat e para të fillimit të pjesës së dytë, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes ishte si një spektator për të, ndonëse fundi i saj ishte shumë i bukur, tepër emocionues edhe për një fenomen dhe veteran si Xhanluixhi Bufon.bufon “Napoli bëri një ndeshje shumë të mirë dhe më duhet ta them se ndoshta u ndëshkua më shumë sesa meritonte, por jam shumë i lumtur. Kisha kohë që nuk ndieja një adrenalinë të tillë, por ne në Torino dimë gjithmonë sesi t’i rezervojmë vetes të tilla momente.

Gjithsesi, pas një suksesi të tillë që na dërgon në krye të renditjes për herë të parë sivjet, është më se e rëndësishme që të festojmë, por nga nesër (sot) gjithçka duhet të kthehet në normalitet, sepse nuk kemi bërë ende asgjë.

Napoli është një skuadër e klasit të lartë, prandaj ka 13 ndeshje kohë për të tentuar të na rrëmbejë atë që i morëm ne. Ndryshim total në 3 muaj? Kemi ndryshuar aq shumë, sidomos psikologjikisht, aq sa mund t’ju them se atë goditje të Higuainit, me të cilin ai më shënoi në Napoli, sot e kësaj dite do ta kisha pritur me lehtësi”, përfundoi 38-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"