Zbardhet “flirti” i federatës italiane me Xhani De Biazin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2016 | 11:49

Zbardhet “flirti” i federatës italiane me Xhani De Biazin

Deklarata e Antonio Kontes “nuk do të rinovoj me Federatën Italiane të Futbollit” pas Europianit solli një reaksion zinxhir në lidhje me pasuesin e tij në krye të të kaltërve. de-biasi-kontePas një sërë alternativash që kanë refuzuar, së fundmi emri i Xhani De Biazit është në krye të listës. “Sportmediaset” ka publikuar një lajm të rëndësishëm në lidhje me trajnerin aktual të Shqipërisë.

“Xhani De Biazi, tekniku aktual i Shqipërisë është duke ngjitur shumë shpejt shkallët në renditjen e trajnerëve kandidatë për të pasuar Konten. Kontakti i parë mes tij dhe Tavekios ka qenë më 7 mars në Konverçiano, kur De Biazi u nderua me çmimin ‘Pankinën e Artë Speciale’, por i fundit ka qenë rreth tri ditë më parë. Kuptohet që me disa nga drejtuesit e federatës. Një ndjesi e krijuar në atë takim që është pasuar me një sërë telefonatash, nga Klaudio Lotito e mbi të gjithë nga Paskuale Gravina, presidenti i ri i ‘Lega Pro’, që është sponsori i parë i De Biazit.

Gravina është duke mbledhur të gjithë votat e mundshme për të ulur trajnerin që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në Europian në pankinën e Italisë. Përveç takimit të drejtuesve të federatës me De Biazin katër ditë më parë, ka mbetur edhe një lëvizje e fundit që mund ‘të prishë punë’: Tavekio do të takohet me Fabio Kapelon, në tentativë për ta bindur që të ndryshojë mendje. Në rast se kjo nuk realizohet, atëherë De Biazi është kandidati i vetëm potencial për të zëvendësuar Konten”, shkruan “Sportmediaset”.

Prapaskena

Në fund të shkrimit, bëhet me dije edhe fakti që pavarësisht se De Biazi dhe stafi i tij kanë rinovuar me Shqipërinë deri në fund të 2017-ës, një telefonatë e rëndësishme kundrejt tij e prish edhe marrëveshjen që De Biazi ka me Shqipërinë.

Tramexani

Ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren shqiptare nuk ka pranuar të flasë gjatë kur është pyetur për këtë çështje. I intervistuar nga “Radiogol” në Itali, ai është përgjigjur: “Ne nuk mund të flasim në këto momente për këtë çështje. Mund të vazhdoni me pyetjet e tjera rreth Serisë A ju lutem?”.

Përgatiti: OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"