Zbulohen skemat sekrete të Zidane: Ja si e fitoi ‘El Clasico’-n (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2016 | 21:19

Zbulohen skemat sekrete të Zidane: Ja si e fitoi ‘El Clasico’-n (FOTO)

Untitled-8Fitorja e Realit të Madridit ndaj Barcelonës duket se nuk ishte rastësi. Të përditshmet spanjolle kanë publikuar disa nga skicimet e trajnerit të Realit, Zinedin Zidane para ndeshjes me katalanasit.

Zinedine-Zidane-014Rreth dhjetë skica të detajuara flasin se di duhet të sillen futbollistët në fushë dhe kur duhej bërë presion mbi lojtarët e Barcelonës.

Publikimet e këtyre skicave vijnë pak ditë pasi Reali fitoi me rezultatin 1-2 me Barcelonën.

Untitled-10Skicat e shkruara nga stafi i Zidane kanë bërë xhiron e internetit. Sipas atyre që kuptohet nga skicimet, presioni ndaj Barcelonës duhej bërë që në topin e parë.

“Iniesta dhe Rakitiç nuk duhen të marrin topin. Nëse e marrin, nuk duhen të kthehen. Mbrojtësit e Realit duhet të mbyllin mirë hapsirat te Dani Alvesh dhe Jordi Alba”,-shkruhet në skicime, ndërsa Ramos duhej të dopionte Mesin dhe Pepe, Nejmarin.

Untitled-13

Untitled-14

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"