Zoom — 20 Prill, 2012 09:48

Atletika shpall kampionët e U-18-ës

U zhvilluan dje në ambientet e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” garat e kampionatit kombëtar të atletikës për kategorinë U-18. Në përfundim të konkurrimeve finale në bateritë respektive kampione u shpall Vllaznia për meshkuj dhe për femra Mjeshtëria Sportive. Kështu, në garën e sprintit të 100 metrave për femra, titulli kampion i takoi atletes korçare Anisa Tahirllari, e cila në finish regjistroi kohën 13″64, ndërsa nga meshkujt Bajram Muçës të Vllaznisë. Përpos pjesëmarrjes nga klubet e licencuara, në Federatën Shqiptare të Atletikës morën pjesë edhe atletë nga Kosova.

MESHKUJ
Skerdilajd Shabani (Flamurtari) 400 m/p 1″02″79
Elton Tula (Vllaznia) 3-hapsh 12.71 m
Bajram Muça (Vllaznia) 110 m/p 14″80
Daniel Limani (Tirana) 400 m 52″36
Arlind Subashi (Partizani) 1500 m 4’44″00
Gledis Halluni (Vllaznia) së gjati 6.40 m
Kristi Selaj (Partizani) 200 m 24″37
Arlind Shehu (Dinamo) çekiç 40.26 m
Kristian Paplekaj (Mj.Durrës) shtizë 35.70 m
Donald Xhafa (Mj.Durrës) gjyle 13.71 m
Flamurtari 4×400 m 4’52″94
Samuel Velaj (Vllaznia) disk 31.98 m
Bajram Muça (Vllaznia) 100 m 11″34
Vllaznia 4×100 m 48″52
EKIPI KAMPION: Vllaznia 122 pikë

FEMRA
Dorina Myrto (Mj.Durrës) 3-hapsh 11.15 m
Sindi Prifti (Dinamo) 100 m/p 19″22
Suada Tushaj (Vllaznia) 400 m 1’09″83
Anisa Tahirllari (Skënderbeu) 100 m 13″64
Anxhela Xhafa (Mj.Durrës) 1500 m 5’42″26
Stela Çela (Skënderbeu) 200 m 27″42
Besarta Kollozi (Partizani) çekiç 18.50 m
Koleta Prenga (Mj.Durrës) shtizë 30.07 m
Dorina Myrto (Mj.Durrës) së gjati 5.01 m
Sara Tota (Laçi) gjyle 7.15 m
Llapi (Podujevë) 4×400 m 5’02″00
Skënderbeu 4×100 m 60″89
EKIPI KAMPION:
Mjeshtëria Sportive Durrës 37 pikë

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *