Ka nisur dje në pishinat e Akuadromit kampionati kombëtar i notit për fëmijë. Në këtë eveniment, i cili mbyllet sot, po konkurrojnë ndërmjet tyre 19 ekipe: Vllaznia, Teuta, Butrinti, akademia e notit “Te Stela”, Tirana, Studenti, Uilson, Shoqata Sporteve të Ujit, Alb-Sport, Jon-Vlorë, Vlora-Not, Bodo-Not, Tradita, Saranda Not Sport, Flamurtari, Partizani, TDS, të përfaqësuara nga 218 sportistë të moshës 9-14 vjeç. Në ditën e parë, mes bilancit mbresëlënës nga fëmijët e tri kategorive A, B dhe C, spikati rekordi kombëtar i vendosur jashtë gare nga talenti i skuadrës bardheblu (i datëlindje 1998-1999) Franc Aleksi. Fitues i 25 medaljeve në arenën ndërkombëtare theu rekordin e tij me 60 të qindtat në disiplinën e 200 metra katërnotim. I pritshëm për ambiciozin Aleksi si rezultat final, por jo i fundit për këtë garë kombëtare. Me kohën 2’37″18 Aleksi rishkruan emrin mes rekordmenëve kuqezi. “Përpara startit të aktivitetit, si objektiv pata përmirësimin e kohëve. Dhe jo rastësisht vendosa rekord kombëtar në 200 m katërnotim, e kënaqshme si kohë. Nesër (sot) zhvillohen finalet e dyta dhe të fundit të kampionatit, ku synimi im është që të realizoj një tripletë rekordesh në 100 m delfin dhe 50 e 100 m stil krol. Me formën që kam, shpresoj se do t’ia arrij”, u shpreh Aleksi për “Panorama Sport”, i cili si çdo bashkëmoshatari i tij si idhull ka fituesin e 16 medaljeve olimpike, Majkëll Felps. “Modeli im në këtë zgjedhje që kam bërë është notari Felps. Duke përfituar edhe nga Lojërat Olimpike ‘Londër 2012′, është një rast ideal për ta ndjekur në garat respektive ku ai do të marrë pjesë. Dhe mezi po pres që të fillojnë. Nëse këtë vit po e ndjek nga ekrani, uroj dhe shpresoj që në Olimpiadën e ardhshme, në 2016-n, të jem edhe unë pjesë e Olimpiadës me Kombëtaren shqiptare, duke bërë realitet ëndrrën e çdo sportisti”, përfundoi Aleksi. Kurorëzimi si kampion me fëmijët do të ishte një fund perfekt në konkurrimin e 13-14 vjeçarëve, duke qenë në 2013-n vihet në startin e të rinjve. Thuajse në total, Tirana e drejtuar nga Arian Fetishaj, Gloris Nesturi, Sajmir Neziri dhe Andi Mara ka bërë një prezantim model. Tirana u përfaqësua nga Franc Aleksi, Binald Mahmuti, Eno Baze, Joni Rakipi, Keis Fetishaj, Henri Neziri, Arbër Tusha, Rando Halili, Kevin Fetishaj, Ergi Minga, Even Qarri, Albi Këlliçi, Fabio Daizmaili, Laert Huti, Henri Vishka, Eneid Sina, Mikel Seferi, Kejsi Delli, Livia Stastoli, Tina Shemaj, Sindi Huti, Diana Basho, Korina Basho, Alba Huti, Bora Bejko, Livia Seferi dhe Alesia Neziri.
Fituesit e ditës së parë
DATËLINDJA 1998-1999
MESHKUJ
Eno Baze (Tirana) 50 m shpinë 34″70
Eno Baze (Tirana) 100 m shpinë 1’16″08
Binald Mahmuti (Tirana) 200 m katërnotim 2’44″33
Dhimitër Pikuli (Saranda Not) 400 m stil i lirë 5’16″86
Tirana 4×50 m i përzier 2’18″15
Franc Aleksi (Tirana) 200 m katërnotim 2’37″18
Franc Aleksi (Tirana) 50 m stil i lirë 28″47
Binald Mahmuti (Tirana) 100 m bretkosë 1’24″28
Dhimitër Pikuli (Saranda Not) 200 m delfin 3’12″20
Tirana 4×50 m stil i lirë 6’00″51
FEMRA
Klea Konoplevia (Uilson) 50 m shpinë 35″82
Kerolajn Kola (TDS) 100 m delfin 1’24″88
Kejt Mustafaraj (Uilson) 100 m bretkosë 1’25″58
Klea Konoplevia (Uilson) 50 m stil i lirë 31″37
Kerolajn Kola (TDS) 200 m shpinë 2’50″38
Kejsi Delli (Tirana) 200 m katërnotim 3’10″63
DATËLINDJA 2000-2001
MESHKUJ
Arbër Tusha (Tirana) 50 m shpinë 38″60
Spiro Goga (TDS) 400 m stil i lirë 5’21″74
Partizani 4×50 m i përzier 2’34″31
Spiro Goga (TDS) 50 m stil i lirë 32″63
Ergi Veli (Partizani) 100 m bretkosë 1’34″91
Arbër Tusha (Tirana) 100 m shpinë 1’23″55
Tirana 4×50 m stil i lirë 3’01″97
FEMRA
Esli Xhoxhaj (Partizani) 50 m stil i lirë 35″17
Sara Leka (Uilson) 200 m katërnotim 3’09″61
Anxhela Xhillari (Te Stela) 200 m stil i lirë 3’30″53
Uilson 4×50 m stil i lirë 5’05″53
Esli Xhoxhaj (Partizani) 50 m shpinë 41″00
Klea Gjyzeli (Uilson) 100 m bretkosë 1’32″34
Diana Basho (2000 Tirana) 100 m delfin 1’46″50
DATËLINDJA 2002-2003
MESHKUJ
Kledi Kadiu (Teuta) 50 m shpinë 44″62
Frenc Bërdaku (Teuta) 200 m katërnotim 3’03″37
Tirana 4×50 m i përzier 4’16″64
Kledi Kadiu (Teuta) 50 m stil i lirë 36″72
Enea Rushiti (Saranda Not) 100 m bretkosë 2’16″06
Kledi Kadiu (Teuta) 100 m shpinë 1’36″81
Xhoi Lavdanidhi (Partizani) 200 m katërnotim 3’46″77
FEMRA
Alesia Neziri (Tirana) 50 m stil i lirë 42″80
Liza Dhimgjini (Teuta) 200 m stil i lirë 3’38″93
Alesia Neziri (Tirana) 50 m shpinë 47″54
Najada Kullakshi (Uilson) 100 m bretkosë 2’08″69
PROMOCIONALE
MESHKUJ
Eneo Gjoka (Teuta) 50 m stil i lirë 45″31
FEMRA
Marsida Allaraj (Alb-Sport) 50 m stil i lirë 56″59
Marsida Allaraj (Alb-Sport) 50 m shpinë 1’05″08
Sonia Kapedani (Uilson) 100 m bretkosë 2’09″08


Kur arbitrat shqiptarë sillen si pasha