Albian Ajeti: Nëna më ndaloi të isha pjesë e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2016 | 10:53

Albian Ajeti: Nëna më ndaloi të isha pjesë e Barcelonës

Sulmuesi shqiptar që u transferua pak ditë më parë tek Augsburg ka kushtuar 1 milion euro dhe është një idhull i Luis Suarezit. Albian Ajeti ka dhënë një intervistë për gjermanen “Bild.De”.img_4927

Lojtari ka bërë me dije se nëna e tij ka qenë pengesë për kalimin te gjigantët spanjollë të Barcelonës. “Kam idhull Suarezin, por unë nuk kafshoj si ai. Mamaja më ndaloi që të bëhem pjesë e Barcelonës”, ka deklaruar Ajeti.

Duke qenë se familja Ajeti është e pajisur me pasaportë shqiptare dhe Albiani nuk ka zgjedhur asnjë kombëtare, ai ka mundësi që t’u bashkohet kuqezinjve. Futbollisti i U-21 zviceran ka bërë me dije se ka një ultimatum nga FSHFja për të zgjedhur përpara Europianit.

Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlindi, ka bërë me dije se duhet që të vendosë shpejt. “Kisha dëshirë që ta shtyja vendimin pas Europianit, mirëpo diçka të tillë nuk mund ta bëj. FSHF më ka kërkuar që të vendos brenda disa javësh, përpara kompeticionit në Francë”, është shprehur 21-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"