Arkiva per kategorine: Tirana

/ 18 Maj, 2013 13:08

Flamurtari dhe Partizani interesohen për Ferrajn

Te Tirana pritet eksod. Jo vetëm atyre që u ka skaduar kontrata, por edhe lojtarët e tjerë janë vënë nën shënjestrën e klubeve të tjera të kampionatit shqiptar. Nertil Ferraj është emri më i fundit që ka dalë në skenë dhe kërkohet prej Flamurtarit dhe Partizanit. Në fakt, mesfushori kryeqytetas është nën kontratë me bardheblutë, por kjo ndoshta nuk do e pengojë që të largohet. Nisur edhe nga ngërçi financiar, pritet që zgjidhja e kontratave të kalojë në federatë, konkretisht në DHZK. Burime të sigurta pranë vlonjatëve bëjnë me dije se lojtari është kontaktuar nga ana e stafit teknik. Nuk

/ 17 Maj, 2013 13:04

Sulmuesi pëlqehet nga stafi teknik, Tirana i bën ofertë goleadorit lushnjar, Mikel Canka

Tirana prej javësh ka nisur kontaktet zyrtare me disa futbollistë. Më i fundit që del në skenë në merkaton bardheblu është Mikel Canka. Stafi teknik e ka ndjekur me shumë vëmendje lojtarin, ndërsa golat e shënuar prej tij sigurisht që i kanë lënë përshtypje të mirë. Kryeqytetasit janë vënë në kërkim të një golashënuesi dhe kush më mirë se lushnjari, i cili sapo u shpall goleador i Kategorisë së Parë, do ta kompletonte këtë repart. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se drejtuesit kanë nisur kontaktet me lojtarin 26-vjeçar, mirëpo është herët për të folur

/ 16 Maj, 2013 13:03

Largohet Pigoni: Ja viti im si bardheblu. Merkato, ja emrat e përfolur deri më tani

Françesko Pigoni ka prerë biletën e kthimit dhe vetëm sot në mesditë do të niset drejt Italisë. Kontrata i ka skaduar tashmë, ndaj prej ditës së sotme ai mund të quhet i larguari i radhës nga skuadra kryeqytetase, pas Duros dhe Dushkut. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 27-vjeçari rrëfen përvojën e tij 1-vjeçare në Shqipëri dhe sfidat që ka kaluar këtu. E quan këtë si një eksperiencë të vyer, ndonëse nuk do të donte që ta zgjaste më shumë. Françesko, nesër (sot) është dita jote e fundit në Shqipëri? Po, sot (dje) preva biletën për t’u kthyer

/ 15 Maj, 2013 13:03

Tirana është kthyer në një “supermarkatë”. Abilaliaj me sytë nga Lokomotiva e Zagrebit

Arbër Abilaliaj, drejt Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi vlonjat i Tiranës pritet që në fillim të muajit qershor të niset drejt Kroacisë, me shpresën që edhe të qëndrojë. Tashmë “divorci” me bardheblutë duket i paevitueshëm, jo vetëm për shtatlartin vlonjat, por edhe për emra të tjerë të kryeqytetasve. Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije se ai ka nisur kontaktet me klubin kroat, skuadër në të cilën pak vite më parë ka qenë trajner edhe Ilija Lonçareviç. Ky një ish-trajner i Tiranës dhe i Abilaliajt në vitet 2009-2010. Megjithatë vlen të sqarohet se gjithçka është në hapat e parë dhe

/ 14 Maj, 2013 13:03

Sulmi i Tiranës “nën akuzë”, më i dobëti i dekadës. Alimehmeti: Rishikojmë kontratat

Ju kujtohen emra të tillë si: Indrit Fortuzi, Mahir Halili, Vioresin Sinani, Hamdi Salihi, Devi Muka. Migen Memelli apo edhe Daniel Xhafaj? Gjysma e këtyre kanë dalë të paktën një herë golashënuesit më të mirë të kampionatit me fanellën e Tiranës, duke shënuar minimalisht mbi 20 gola në sezon. Pikërisht këtu bënte diferencën skuadra pluri-kampione e Shqipërisë dhe jo pa shkak fitonte trofe dhe pjesëmarrje në Kupat e Europës. Tjetër gjë këtë sezon. Për 2012-’13, lojtarët e Tiranës kanë shënuar në total 30 gola në 26 javë kampionat, një shifër kjo tejet e vogël, nëse e krahasojmë me nëntë edicionet

/ 13 Maj, 2013 12:04

Dushku: Kalova 3 vite të arta te Tirana, e kam peng që nuk fitova titull si bardheblu

Është larguar zyrtarisht nga Tirana. Pas tri sezoneve si bardheblu, tashmë është lojtar i lirë dhe ka shkëputur totalisht marrëdhëniet me 24 herë kampionët e vendit. Erjon Dushku ka marrë kartonin dhe tashmë është duke studiuar ofertat. Shumë klube janë interesuar për shërbimet e tij, si brenda edhe jashtë vendit, mirëpo vetë mbrojtësi është ende i paqartë për të ardhmen. Do që të mos nxitohet dhe të bëjë zgjedhjen e duhur për veten. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, lezhjani rrëfen gjithçka, duke filluar nga prishja e kontratës, për të kaluar te ofertat që ka pasur. Erjon, pas

/ 11 Maj, 2013 13:02

Në Laç s’ka fitues, Tirana barazon pa gola. Kurbinasit, “sy e veshë” nga finalja e kupës

LAÇI-TIRANA 0-0 LAÇI: Bakaj, Danaj, Buljan, Ndreka, Çela, Doku (Bilibashi 67′), Vucaj, Shazivari, Sefgjini (Milenkoviç 90′), Nimani, Emurllai (Blloku 60′); Trajner: S. Nica TIRANA: Sejdo, Pashaj, Muça, Hoxhallari (Fortunat 65′), Shima, Karabeci (Xhuti 93′), Limani, Peposhi, G.Lika, Morina (Abilaliaj 59′), Çota; Trajner: N. Dede KARTONË TË VERDHË: Shazivari 37′/ Limani 73′, Peposhi 85′ VËZHGUES: Myrteza Allkja (Elbasan); DELEGAT: Vasillaq Zëri (Tiranë) GJYQTARET: L. Alla, D. Koreshi (Lushnjë), M. Dërvishi (Shkodër) MINUTAT 9′ Goditje këndi për vendësit, e ekzekutuar nga Vucaj. Danaj kërcen me kokë në shtyllë të parë, por nuk arrin të shënjestrojë siç duhet. 12′ G.Lika tenton nga distanca,

/ 10 Maj, 2013 13:04

Qëndron 50 % e ekipit, trajneri Nevil Dede: Zbulohen emrat që ka pëlqyer në Kosovë

Nevil Dede beson te pikët ndaj Laçit. Edhe pse kjo ndeshje nuk ka kurrfarë objektivi për ekipin, ai kërkon që minimalisht sezoni të mbyllet me sukses. Në intervistën e dhënë dje para mediave, trajneri i Tiranës tregon gjithçka, duke filluar nga takimi i lojtarëve me drejtuesit, kontratën e tij, planin për të ardhmen, merkaton dhe turin ballkanik që ka nisur tashmë. Ai shpjegon se 13 lojtarë janë nën kontratë, ndërsa me disa të tjerë do të ulen për të rinovuar. Në kushte të tilla, i bie që vetëm 50 për qind e grupit aktual të jetë pjesë e bardhebluve edhe

/ 9 Maj, 2013 13:02

Limani: Qëndroj me kushtet e mia te Tirana. Nuk përjashtohet as mundësia e rinovimit

Mensur Limani është ende i paqartë për të ardhmen. Futbollisti tregon se do të ulet të bisedojë me drejtuesit dhe vetëm nëse bien dakord, do të qëndrojë. Në konferencën e dhënë para mediave, ai foli për gjithçka, jo vetëm për eksperiencën në Shqipëri, por edhe për të ardhmen e tij. Për të ka qenë një sezon me ulje-ngritje. Ai e thotë hapur që stoli nuk i ka pëlqyer fort, sidomos gjatë sezonit të fundit. Mensur, po afron fundi, çfarë do të ndodhë me të ardhmen tuaj? Për momentin nuk kam përgjigje konkrete, pasi kjo varet nga klubi dhe nga unë.

/ 8 Maj, 2013 13:05

Teqja dhe Jetmir Sefa në orbitën e Tiranës. Ndeshja me Laçin do të luhet të premten

Tirana ka nisur kontaktet e para për merkaton e verës. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, klubi ka filluar bisedimet me disa futbollistë të Kategorisë Superiore. Emrat më të fundit që kanë dalë në skenë janë Olsi Teqja dhe Jetmir Sefa. Bardheblutë fill pas ndeshjes së luajtur kundër Bylisit, ku luajnë aktualisht këta lojtarë, kanë shfaqur interesin e tyre. Mësohet se ka qenë vetë trajneri i skuadrës kryeqytetase, Nevil Dede, ai që ka shprehur dëshirën për t’i marrë këta elementë. Mbrojtësi Nuk është hera e parë që emri i Teqjes lakohet te kryeqytetasit. Kujtojmë që gjatë merkatos së verës