Arkiva per kategorine: Laci
/ 20 Maj, 2013 13:07
Dy gola dhe një Kupë Shqipërie për të herë të parë në karrierën e tij, por edhe për herë të parë për skuadrën e Laçit. Emiljano Çela është njeriu i momentit në kampin kurbinas, pasi me golat e tij ka arritur t’i japë ekipit të drejtuar nga Stavri Nica jo vetëm finalen e Kupës së Shqipërisë, por edhe trofeun e këtij kompeticioni. Vetë futbollisti, në një intervistë për “Panorama Sport”, ka folur për emocionet e triumfit dhe këshillat që i kishte dhënë trajneri përpara finales. U rikthyet në janar te Laçi dhe arritët të fitonit një trofe shumë të rëndësishëm.
/ 19 Maj, 2013 11:10
Iu deshën tetë vite që të shijonte trofeun e parë si president i Laçit. Pashk Laska përjetoi të premten ditën e tij më “të çmendur” që kur ka marrë përsipër të financojë skuadrën laçiane. Ndihet më shumë se krenar që arriti të fusë në histori ekipin e tij. Laska është i sinqertë në ato që thotë: “Shpika historinë se kisha përfunduar në spital me serume pas finales për të shmangur miqtë e shumtë që më ftonin për të festuar me ta. Atë ditë doja të isha vetëm me ekipin dhe ashtu veprova”. Presidenti tregon gjithçka për festën, e cila ka
/ 16 Maj, 2013 13:50
Finalja e shumëpritur po ndihet gjithnjë e më tepër te laçianët. Sfida me Bylisin, që luhet nesër në “Qemal Stafa” dhe emocionet e një fitimi të mundshëm të trofeut të Kupës së Shqipërisë, duket se kanë kapur vetëm tifozët, pasi stafi teknik, lojtarët dhe drejtuesit e kanë marrë qetësisht këtë përballje. Presidenti Pashk Laska është i bindur se kupa do të vijë në Laç. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai shprehet se bardhezinjtë nuk do ta diskutojnë sfidën me ballshiotët. Numri një i klubit laçian paralajmëron Bylisin se do të largohet kokulur nga “Qemal Stafa”. Nga ana tjetër, Laska
/ 15 Maj, 2013 13:42
Ashtu sikurse Laçi, i cili po përgatitet për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit, edhe tifozët bardhezinj kanë nisur përgatitjet prej më se dy javësh. Ato po shkojnë më së miri e diçka të tillë e pohon për “Panorama Sport” edhe një nga organizatorët, Preng Sula. Ky i fundit në bashkëpunim me shumë tifozë të tjerë dhe grupimin e tifozëve “Ultras Divas 540″ do të përpiqen ta shndërrojnë 17 majin në një natë të paharrueshme për të gjithë. “Është hera e parë që ekipi ynë i zemrës arrin në finale të kupës, ndaj kjo po përjetohet me shumë gëzim
/ 14 Maj, 2013 13:39
Emiljano Çela ishte autori i atij goli ndaj Kukësit që çoi në finalen e Kupës së Shqipërisë ekipin e Laçit. Është hera e parë që kurbinasit shkojnë deri këtu dhe normalisht që emocionet janë mjaft të mëdha, si tek tifozët edhe tek lojtarët që thyejnë një tjetër rekord të këtij klubi me finalen e arritur. Mirëpo, asgjë nuk përfundon këtu për Emiljano Çelën, i cili në një intervistë për “Panorama Sport” ka treguar se kurbinasit i kanë të gjitha kushtet ideale për ta fituar trofeun e kupës. Goli juaj ndaj Kukësit ju solli në finale e tashmë për të përmbyllur
/ 13 Maj, 2013 12:30
Laçi dje u është rikthyer përgatitjeve, edhe pse ishte e diel. Në këtë seancë ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, çka bëri që trajneri Stavri Nica të kishte tërë qetësinë e nevojshme në prag të finales së madhe të Kupës së Shqipërisë. Kastrati dhe Zefi do të jenë të gatshëm ndaj Bylisit më 17 maj, ndryshe nga ndeshjet e fundit në kampionat ku munguan. Në një prononcim për “Panorama Sport”, të dy futbollistët tregojnë se janë rikuperuar dhe se nuk do të donin kurrsesi ta humbnin një ndeshje si kjo ndaj Ballshit. Ata janë mjaft të gëzuar që do të
/ 11 Maj, 2013 13:02
LAÇI-TIRANA 0-0 LAÇI: Bakaj, Danaj, Buljan, Ndreka, Çela, Doku (Bilibashi 67′), Vucaj, Shazivari, Sefgjini (Milenkoviç 90′), Nimani, Emurllai (Blloku 60′); Trajner: S. Nica TIRANA: Sejdo, Pashaj, Muça, Hoxhallari (Fortunat 65′), Shima, Karabeci (Xhuti 93′), Limani, Peposhi, G.Lika, Morina (Abilaliaj 59′), Çota; Trajner: N. Dede KARTONË TË VERDHË: Shazivari 37′/ Limani 73′, Peposhi 85′ VËZHGUES: Myrteza Allkja (Elbasan); DELEGAT: Vasillaq Zëri (Tiranë) GJYQTARET: L. Alla, D. Koreshi (Lushnjë), M. Dërvishi (Shkodër) MINUTAT 9′ Goditje këndi për vendësit, e ekzekutuar nga Vucaj. Danaj kërcen me kokë në shtyllë të parë, por nuk arrin të shënjestrojë siç duhet. 12′ G.Lika tenton nga distanca,
/ 10 Maj, 2013 13:30
Vrapime të lehta, ushtrime taktike dhe në fund goditje standarde. Kjo është pasqyra e seancës stërvitore që kanë zhvilluar dje kurbinasit, duke u dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes përmbyllëse të kampionatit kundër Tiranës. Për teknikun e kurbinasve, sfida me bardheblutë do të jetë testi i radhës stërvitore në prag të ndeshjes me Bylisin për llogari të finales së kupës. Nica për “Panorama Sport” shprehet se nga skuadra e tij pret vlerësim maksimal të ndeshjes, pasi është tepër e rëndësishme që kurbinasit të ruajnë ritmin për finalen e kupës. Sipas tij, shkalla e optimizmit është e lartë në ekip
/ 9 Maj, 2013 13:38
Kurbinasit vijojnë të përgatiten me intensitet të lartë për të qenë gati për sfidën e radhës me Tiranën, e cila është e fundit për këtë kampionat. Ashtu siç është thënë edhe më parë, bardhezinjtë po e vlerësojnë maksimalisht këtë takim, pasi do u shërbejë si një test mjaft i mirë në prag të finales së Kupës së Shqipërisë. Diçka e tillë pohohet edhe nga mesfushori i kurbinasve, Mishel Bilibashi, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se ekipi do tentojë fitoren ndaj Tiranës. Triumfi do t’u shërbente nga ana morale bardhezinjve dhe do ta mbyllnin kampionatin në vendin
/ 8 Maj, 2013 13:32
Në Laç hapet “thesi” në prag të finales. Presidenti Pashk Laska ka menduar që t’i karikojë lojtarët e tij sa më herët, duke u bërë të ditur se në rast se do ta fitojnë Kupën e Shqipërisë në Laç do të përfitojnë 40 milionë lekë të vjetër. Është kjo premioja që do shkojë në xhepat e tyre, e vendosur vetëm prej tij. Por jo vetëm kaq, pasi edhe sponsori Ervis Martini, i kompanisë “Baste Live”, do të vendosë një tjetër shpërblim ekstra nga ana e tij. Nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë premioje tjetër nga ndonjë biznesmen vendës, duke parë