Arkiva per kategorine: Kukësi

/ 22 Maj, 2013 13:40

Cungu: Dua një sulmues të shpejtë në krah të Popoviçit

Armando Cungu në shumë qarqe sportive në Kukës konsiderohet si “trajneri i vitit”. Veriorët për herë të parë në Superiore vunë si timonier Cungun, i cili më parë kish provuar rolin e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë. Mirëpo, në fund të sezonit ai bindi edhe më skeptikët, duke treguar se kur punon dhe ke mbështetje gjithçka arrihet. I sapokthyer nga kursi i UEFA-s në Zvicër, Cungu ka nisur të mendojë fort për Europën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai rrëfen tërë aventurën e tij te Kukësi dhe flet për të ardhmen. Cungu, sezoni ka mbaruar dhe ju jeni nënkampion. Si mund

/ 21 Maj, 2013 13:09

Malakarne flet shqip: Ja pse do të qëndroj te Kukësi

Lukas Malakarne do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm. Qendërmbrojtësi, i cili gjatë sezonit të shkuar ka qenë titullar në shumicën e ndeshjes, duket se e ka bindur stafin teknik dhe presidenca i ka bërë një ftesë për të vazhduar bashkëpunimin me të. Aktualisht lojtari nuk ndodhet në vendin tonë, pasi është larguar drejt Argjentinës, ku do të kalojë disa ditë pushime dhe do të rikthehet sërish në momentin kur do të nisin përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Europës, ku ekipi verior do të marrë pjesë. Ndërkaq, në lidhje me akordin edhe

/ 19 Maj, 2013 11:24

Manuka: Dua të firmos për Kukësin, ndryshe iki jashtë

Pas arritjes së objektivit të pjesëmarrjes në Kupat e Europës, te Kukësi mbizotëron një “qetësi e plotë”. Lojtarët dhe stafi janë me pushime deri më 5 qershor, datë kur ekipi do të rimblidhet për grumbullimin në ballafaqimin në Kupat e Europës. Mesfushori i Kukësit, Gentian Manuka, i cili në fazën e parë pësoi një dëmtim të rëndë, shpreson që sezoni i ri të jetë më i mbarë dhe më me fat për të. Jo vetëm Manuka, por shumica e lojtarëve aktualë, llogaritë i bëjnë që sërish të jenë pjesë e kuksianëve edhe për sezonin e ri. “Natyrisht, Kukësi është ekipi

/ 18 Maj, 2013 13:09

Ylli Hoxha: Qëndroj dhe fitoj, Kukësin s’e ndërroj me tjetër

Ylli Hoxha ka qenë ndër befasitë e Kukësit për këtë sezon. I afruar pas një përvoje në kampionatin kosovar, pa ndonjë bujë të madhe, ai shpejt arriti të bëhet lider i skuadrës. Pak ditë më parë, mesfushori ka marrë dhe çmimin e “Lojtari më i mirë nga Kosova”. Hoxha, i njohur për vërshimet e fuqishme në krahun e majtë, ka qenë shpesh çelës i suksesit për verilindorët. Asistet e tij, por edhe golat ndaj Tiranës apo Flamurtarit, do të mbahen mend gjatë në memorien e tifozëve, të cilët e kanë idhull Yllin nga Kosova. Në një deklaratë të dhënë për

/ 17 Maj, 2013 13:09

Premtimi i Brahjes: Do të shkëlqejmë në Europë

“Grupi aktual i Kukësit duhet ruajtur, sepse ekipi është i konsoliduar”. Ky është mendimi i Julian Brahjes, qendërmbrojtësit të Kukësit, i cili ka qenë një titullar i padiskutueshëm në të gjitha ndeshjet, madje ka arritur të shënojë në përballje delikate si ajo ndaj Laçit dhe Tiranës. “Mendoj se ky grup lojtarësh që ka Kukësi mund të realizojë objektiva madhorë në Kategorinë Superiore. Natyrisht që dytri përforcime mund të bëhen, por këta lojtarë dhe ky staf kanë treguar më së miri që dinë të luajnë, dinë të fitojnë dhe dinë të shkojnë në Europë. Të mos harrojmë se Kukësi ishte anonim

/ 16 Maj, 2013 13:48

Roland Peqini i qëndron besnik Kukësit edhe në Europë

“Kukësi është i pari, të tjerat shkojnë e vijnë!”. Kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport”, mbrojtësi i djathtë i verilindorëve, Roland Peqini. 22-vjeçari, i cili erdhi nga Dinamo, ka mbyllur një përvojë të parë te Kukësi si titullar, duke qenë në mjaft raste deciziv me golat e tij. “Unë vijoj të jem lojtar i Kukësit, ashtu si të gjithë shokët e mi, sepse vijojmë garën për në Kupat e Europës. Unë jam profesionist dhe si i tillë respektoj deri në minutën e fundit kontratën që kam dhe bluzën që mbaj veshur. Pres që menaxheri im të kthehet

/ 15 Maj, 2013 13:43

Halili gati të rinovojë me Kukësin: Nuk do hezitoja

I njohur me nofkën “Labi” nga tifozët dhe shokët e ekipit, portieri i Kukësit, Argent Halili, ka qenë këtë sezon titullari i padiskutueshëm në formacionin e Cungut. Halili nuk ka luajtur si titullar vetëm në dy ndeshje, një për kupë dhe tjetra për kampionat, duke qenë në të gjitha të tjerat vendimtar në rezultatet e Kukësit. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, ai e ka konsideruar si mjaft rezultativ sezonin, teksa shprehet se askush nuk e tundon përveçse ofertës që pret nga Kukësi për të qenë sërish pjesë e verilindorëve, edhe pas Kupave të Europës. “Të them të drejtën në

/ 14 Maj, 2013 13:37

Gjici: Duam mesfushorë dhe sulmues për Ligën e Europës

Nga festa te “ngrohja” e xhepave. Kështu ka ndodhur në Kukës, pasi lojtarët ditën e djeshme kanë marrë pagat e radhës. Por ndërkohë ata janë në pritje të ndarjes së premios prej 10 mijë urosh, të premtuara nga ish-presidenti Ram Geci dhe ai aktuali, Safet Gjici. Dhënia e pagave në kohë dhe në fund të sezonit vlerësohet nga lojtarët si një hap mjaft serioz i donatorëve, ndryshe nga shumë klube të tjera, kur fundit nuk i dihet sesi shkon. Ndërkaq, për presidencën kuksiane në vëmendje është edhe mbajtja, ose më mirë përshtatja e stadiumit për ndeshjet e Kupave të Europës.

/ 13 Maj, 2013 12:39

Festa e Kukësit, birra “Korça” dhe balerina

Kukësi ka festuar deri në të gdhirë kurorëzimin si nënkampion i Shqipërisë. Organizatorët kishin përgatitur gjithçka deri në detaje, që nga lista e të ftuarve deri te përzgjedhja e ushqimeve tradicionale të shoqëruara me birra “Korça”. Ndërkohë që qershia mbi tortë ishte shpërblimi i dhënë nga ishpresidenti Ram Geci dhe ai aktuali, Safet Gjici, prej 10 mijë eurosh për ekipin për arritjen si nënkampion që në debutimin në Superiore. Festa ka arritur kulmin me perfomancën e balerinave, që ishin të ftuara në këtë mbrëmje gala. Mysafirët - Në fakt, festa ishte vazhdim i asaj që nisi në stadium pas përfundimit

/ 10 Maj, 2013 13:35

Cungu: Jo abuzime me Kukësin

Trajneri i Kukësit, Armando Cungo, ka komentuar dje për “Panorama Sport” emrat që përfliten si përforcime të mundshme në skuadrën veriore gjatë merkatos së verës. “Është gjë pozitive që lojtarë të tregut shqiptar po e përmendin gjithnjë e më tepër emrin e klubit të Kukësit”,- nis bisedën për gazetën trajneri shkodran, i cili ka rezerva për mënyrën se si po funksionojnë gjërat. “E them me kompetencë të plotë se shumë prej lojtarëve po abuzojnë duke përmendur emrin e Kukësit, pasi dihet që klubi ynë ka një potencial të madh. Shumica e emrave që qarkullojnë në media nuk janë në listën