Anulimi i Gjermani-Holandë shmangu një kasaphanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2015 | 11:20

Anulimi i Gjermani-Holandë shmangu një kasaphanë

hannover1-1040x572

Tri bomba gati të shpërthenin brenda stadiumit të Hanoverit, ku ishte planifikuar miqësorja mes Gjermanisë dhe Holandës në prezencë të kancelares Angela Merkel dhe kabinetit të saj qeveritar. Ishte ky plani i terroristëve islamikë për të terrorizuar akoma më shumë Europën pas përgjakjes së Parisit të premten e 13 nëntorit. Britanikja “The Independent” shpjegon se vetëm anulimi i ndeshjes, vendim i marrë një orë e gjysmë përpara nisjes, i ndaloi xhihadistët që të tentonin ta dërgonin deri në fund planin e tyre.

Një bombë e katërt do të shpërthente në stacionin e autobusit shumë pranë “HDI Arena”, ndërkohë që një shpërthim i pestë ishte planifikuar në stacionin hekurudhor. Burime anonime të antiterrorizmit gjerman konfirmuan vërtetësinë e sinjalizimeve, por duke specifikuar se asnjë lloj eksplozivi nuk u gjet brenda stadiumit dhe nuk pati as arrestime.

Komentet – Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas de Maiziere, refuzoi të jepte detaje të tjera të motiveve që çuan në anulimin e ndeshjes. Nga ana e tij, kryeministri i Saksonisë së Ulët, Stefan Vail, ripohoi se ekzistonte “një rrezik konkret”, i cili shtyu autoritetet gjermane për të marrë vendimin e mosorganizimit të evenimentit. “Ishte një vendim i përgjegjshëm”, komentoi Angela Merkel, duke shmangur edhe ajo detajet e anulimit. “Në Gjermani, numri i terroristëve potencialë po rritet. Rreth 750 persona janë nisur kohët e fundit në kampet e stërvitjes në Siri dhe Irak dhe një e treta e tyre janë rikthyer në Gjermani”, njoftoi shefi i policisë, Holger Muensh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"