Bashkëshortet në grumbullim, a do ta lejojë trajneri seksin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2016 | 9:36

Bashkëshortet në grumbullim, a do ta lejojë trajneri seksin?

Kombëtarja do të nisë më 22 maj grumbullimin në Austri, në prag të përfaqësimit historik në Europianin e Francës. kombetarjaPër ta bërë sa më shumë relaksuese periudhën e pragndeshjeve, stafi i Kombëtares ka menduar që në hotelin ku do të grumbullohet skuadra të vijnë edhe familjarët e lojtarëve. Kësisoj, futbollistëve do t’u lejohet që të flenë me bashkëshortet.

Në fakt, kjo çështje ka hapur debate të mëdha në disa prej Kombëtareve europiane. Ka trajnerë që mendojnë se lojtarët mund të jenë më mirë psikologjikisht nëse kanë pranë partneret e tyre. Më së shumti kryerja e marrëdhënieve seksuale në ditët para ndeshjeve është bërë një çështje e diskutuar edhe në Kombëtaret më të mëdha europiane.

Tashmë, nuk dihet nëse De Biazi do ta lejojë një gjë të tillë te kuqezinjtë, duke u krijuar këtyre të fundit luksin për të pasur partneret gjatë grumbullimit në Austri. Ndërkohë, dy ditë më parë, në një bisedë për “Top Channel”, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, zbardhi axhendën kuqezi.

“Në hotel nuk do të qëndrojë askush tjetër, për aq ditë sa aty do të qëndrojë ekipi ynë kombëtar. Është një vend i qetë, hoteli është afër me bregdetin. Fushën e stërvitjes e kemi shumë afër hotelit, pothuajse 2 minuta në këmbë. Përveç pjesës teknike, një tjetër gjë që ndikon direkt në performancën e futbollistëve në një aktivitet të tillë është edhe ana psikologjike e tyre.

Ky detaj, i vogël në dukje, nuk është lënë pas dore as nga stafi teknik i Kombëtares tonë. Ne do t’ua bëjmë shumë relaksues futbollistëve grumbullimin. Herë pas here familjarët do të marrin pjesë, të cilët do të mund t’i relaksojnë për ndeshjet në vazhdim. Po mendojmë që të marrim edhe një psikolog me vete”, ka thënë menaxheri Bushi.

Axhenda kuqezi 

Data 22 maj do të jetë fillimi i rrugëtimit të Kombëtares shqiptare në “Euro 2016”. “Ekipi do të grumbullohet në Austri, ku do të qëndrojmë 10 ditë. Do të bëjmë një ndeshje miqësore me Katarin, pastaj do të përballemi me Ukrainën më 3 qershor në Bergamo të Italisë. Pas kësaj miqësoreje, që do të jetë edhe e fundit para Europianit, do të vazhdojmë përgatitjet në PerrosGuirec në Francë, aty ku do të jetë dhe qendra e Kombëtares”, tregon menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"