Si e komentuan mediat italiane kalimin e Gjimshitit në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2016 | 18:18

Si e komentuan mediat italiane kalimin e Gjimshitit në Serinë A

UPDATE/ Kalimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, me skuadrën e Atalantës, ka qenë merkato e ditës në Serinë A.

12088319_930972660301387_3996653772217974625_n (1)Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të ndeshjeve të luajtura nga mbrojtësi në Zvicër dhe aktivizimin e tij në Kombëtaren e De Biazit.

“I lindur në Zyrih më 19 shkurt të 1993, Gjimshiti u rrit me të rinjtë e klubit të këtij qyteti dhe në vitin 2011 bëri debutimin në ekipin e parë. Ai ka luajtur 110 ndeshje në Super Ligën zviceriane duke shënuar 5 gola.”,-shkruan gazeta italiane.

Untitled-1

“La Gazzetta dello Sport” vijon duke thënë se pasi luajti me të rinjtë e Zvicrës, Gjimshiti iu përgjigj thirrjes së Kombëtares shqiptare me të cilën debutoi më 4 shtator të 2015-ës, në ndeshjen kundër Danimarkës për eliminatoret e “Euro 2016”.

Me kombëtaren mbrojtësi ka luajtur në 6 ndeshje dhe ka realizuar 1 gol, duke kontribuuar në kualifikimin historik të Shqipërisë në Francë. Në Serinë A lojtari do të mbajë numrin 55 me bluzen e Atalantës.

“Atalanta merr mbrojtësin Gjimshiti” – Ky është itulli i agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”.

Edhe kjo agjenci ka bërë një përbledhje të takimeve që Gjimshiti ka luajtur në Zvicër. “Atalanta ka blerë mbrojtësin zvicerian me origjinë shqiptare, Berat Gjimshiti. Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e klubit të Bergamos”,-shkruan “Ansa”.

Mbrojtësi I Kombëtares ka firmosur kontratën deri në vitin 2019. Gjimshiti kaloi me sukses testet mjekësore të zhvilluara pas mesditës së të hënës.

Një ndër sajtet më të njohura “Goal.com Italia”, e ka cilësuar transferimin e mbrojtësit kuqezi si goditjen e ditës në merkato.

gjimshti

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"