Berisha: Të dënuar për fitore, tregojmë forcën ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 9:00

Berisha: Të dënuar për fitore, tregojmë forcën ndaj Tiranës

berishaNga Beshiktashi te Tirana, Bernard Berisha i thotë të gjitha. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori analizon humbjen në Turqi për llogari të Ligës së Europës dhe rrëfen debatin me Gokhan Turen. Por, kosovari më së shumti ndalet te ndeshja e radhës. Ai e cilëson detyrim fitoren, madje paralajmëron se Skënderbeun e vërtetë do ta shohin pikërisht tani. Kur pyetet për merkaton dhe ofertat, lojtari e kalon me “diplomaci”, teksa shpjegon se vëmendja e tij është vetëm te përballja e ditës së hënë.

“Nëse nuk do të besonim te titulli, nuk do të futeshim fare në fushë për të luajtur. Sigurisht që besojmë. Shtatë pikë nuk janë asgjë, plus që ne kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Kampionati është vetëm në fazën e dytë janë edhe dy faza e gjysmë për t’u luajtur. Besoj se askush nuk është dorëzuar kaq shpejt që të dorëzohemi ne. Besojmë te suksesi dhe do të jemi ne që do të fitojmë sërish titulli.n Edhe ndaj Tiranës besoj se do të hyjmë në fushë për të treguar forcën tonë në këtë takim dhe fundi do të jetë i suksesshëm për ne, pasi do marrim pikët e plota”, deklaron Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"