Cana e Lenjani: Rumania e fortë, por kualifikohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 9:21

Cana e Lenjani: Rumania e fortë, por kualifikohemi

Dy futbollistët e Nantës, Lorik Cana dhe Emir Lenjani, janë bërë pjesë e një interviste për mediat rumune. cana lenjaniKapiteni dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare kanë dhënë opinionin e tyre rreth kundërshtarit të kuqezinjve në Europian, duke treguar vlerat që ka Rumania, por duke mos e fshehur entuziazmin dhe dëshirën që kanë për kualifikimin e Shqipërisë në fazën pas grupeve.

“Natyrisht që kalimi përtej grupit është i mundur. Kjo edhe duke marrë parasysh formatin e aktivitetit, ku në fazën tjetër të ‘Euro 2016’ kualifikohen edhe katër ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë. Te Rumania peshon shumë brezi i artë, me lojtarë si Haxhi, Popesku e të tjerë. Kjo përfaqësuese nuk e ka të lehtë të përsërisë arritjen e tyre në vitin 1994. Megjithatë, brezi i tanishëm te Rumania bazohet te lojtarë mjaft cilë- sorë, që zotërojnë teknikë të mirë dhe kanë shumë eksperiencë.

Ata kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme në drejtim të mbrojtjes dhe mendoj se do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë për të gjithë”, ka deklaruar Cana për “Digi plus”, ndërkohë që Lenjani është shprehur: “Nuk shoh ndonjë arsye përse Shqipëria dhe Rumania të mos kualifikohen së bashku nga faza e grupeve. Do të kualifikohen skuadrat që vrapojnë dhe luftojnë më tepër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"