Arkiva per kategorine: Bundesliga
/ 22 Maj, 2013 18:30
Presioni është një fjalë e huaj për Jurgen Klopin, qoftë edhe 3 ditë përpara finales së madhe. Në një rrëfim 90- minutësh për britaniken “The Guardian”, trajneri i Dortmundit tregon për herë të parë detaje të panjohura të jetës dhe karrierës së tij. Të shtunën do të ketë mundësi të hyjë në histori në rast se do të mundë Bajernin në finale me skuadrën që, sipas tij, ka projektin dhe luan futbollin më të bukur në botë. Në vitin 2008 morët drejtimin e Dortmundit, një skuadër në mes të tabelës dhe në harkun kohor të 4 viteve i shpallët kampionë
/ 22 Maj, 2013 14:23
Franc Bekenbauer ka analizuar finalen e Ligës së Kampioneve, duke parashikuar një barazim me gola, por që penalltinë decizive do e shënojë Arjen Roben. Ai mendon se sivjet nuk do dominojë Ronaldo e Mesi për të fituar çmime personale, pasi Bajerni e Dortmundi kanë yje që meritojnë të “kurorëzohen” në aspektin individual… Dy skuadra gjermane do luajnë në “Uembli” për finalen e Ligës së Kampioneve. Çfarë iu lidh personalisht me mitikun “Uembli”? Për mua, mbi të gjitha është kujtimi i Botërorit 1966 dhe fillimi i karrierës ndërkombëtare. Sigurisht që kulmi është finalja kundër anglezëve, por që i ka dhënë një
/ 22 Maj, 2013 13:56
Tomas Myler i ka vënë qëllim vetes që në fina len e tretë të Champions- it të triumfojë dhe të mos i lërë asnjë shkak vetes të hutohet apo të lajthisë para portës. Në finalen e tij të parë, atë ndaj Interit në 2010, pati shansin të shënonte golin e barazimit 1-1, mirëpo përballë portierit Hulio Sezar nuk ishte i përgatitur në nivelet e duhura, kështu që humbi 0-2. Në finalen e dytë, atë ndaj Çelsit, shënoi golin e avantazhit duke fituar bastin me Peter Çeh, vetëm se ai gol nuk vlejti, pasi humbën me penallti. E treta e vërteta!
/ 22 Maj, 2013 13:55
Ishte trofeu i fundit ndërkombëtar i një klubi gjerman. Në vitin 2001 Bajerni fitoi Champions- in me penallti 6-5 përballë Valencias në “San Siro”, duke “pushtuar” Milanon dhe gjithë Europën. Ky triumf ishte shpagimi i dramës fatale të 1999-ës, kur humbën me sekonda finalen e Champions- it ndaj Mançester Junajtid. Ashtu si heronjtë e 2001-shit, yjet aktual të Bajernit duan të shndërrohen në legjenda në finalen e shekullit kundër Dortmundit, duke fituar trofeun e pestë në histori. Pas humbjes ndaj Çelsit, triumfi në “Uembli” do të kishte një efekt të ngjashëm si para 12 viteve. Por, teksa kanë kaluar kaq
/ 22 Maj, 2013 13:53
Feliks Magat ishte heroi i ’83-it te Hamburgu. Në komentin e tij për “Sport1″ ai kujton atë triumf dhe e parashtron si orientim për Dortmundin në prag të finales ndaj Bajernit. “Kur fitova ish-kupën e Kampioneve në 1983-in me Hamburgun ishim inferiorë për ta fituar atë finale. Në mëngjesin e asaj finaleje kundër Juventusit u ulëm së bashku si skuadër në sheshin e golfit dhe po shihnim avionët që fluturonin mbi Athinë. Të shumtët ishin të ‘Alitalia’-s dhe jo të ‘Lufthansa’-s. Në fakt, tifozët tanë ishim më të paktë në stadium. Edhe pse në numër të vogël neve na mjaftuan
/ 22 Maj, 2013 13:52
Nga ARSEN VENGER Nëse do të bëjmë një analizë racionale, atëherë të gjitha detajet na nxjerrin në përfundimin se Bajerni është favorit i pastër në këtë finale ndaj Dortmundit. Mbi të gjitha flasin vetë eksperienca dhe karakteristikat që ka. Ky ekip ndodhet saktësisht në kulmin e pjekurisë sportive dhe fitoren e trofeve ndërkombëtarë. Bavarezët ndihen të plotë dhe të pjekur nga ana teknike, taktike, disiplina, dhe një ekip që do të fitojë Champions-in ka nevojë për lojtarë të moshës 28-29 vjeç. Shvajnshtaiger është lideri i ekipit, Riberi, Roben e Lahm në këtë moshë luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Gjithashtu,
/ 22 Maj, 2013 13:50
Ish-sulmuesi i Brazilit, Xhovani Elber, vazhdon të jetë një këshillues shumë i mirë i Bajernit. Gjatë një interviste për “kicker”, si ish-lojtar i bavarezëve ka folur mbi shanset e finales, si dhe shpreh keqardhjen për Gomezin. Ndërsa si ish-këshillues i rekordmenëve nënvizon se Bajerni nuk ka nevojë për Levandovskin, kurse për Nejmarin shton se për talentin brazilian është herët të mbajë veshur fanellën bardhekuqe. “Bajerni më ka bindur dhe ma ka imponuar suksesin edhe në finale. Jam i sigurt që nuk kanë për të surprizuar dhe do se e tregojnë edhe një herë që janë jo vetëm njëshat e Gjermanisë,
/ 21 Maj, 2013 13:44
Xherdan Shaqiri është shqiptari që ka arritur suksesin më të madh deri më sot në Ligën e Kampionëve. Përveç tij dhe Granit Xhakës, asnjë shqiptar nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ata e vendosën këtë rekord një sezon më parë, kur mbronin ngjyrat e klubit zviceran, Bazel. Në fazën e 1/8-ave, pasi kishin eliminuar gjigantët e Mançester Junajtid, ata u mposhtën pikërisht nga Bajerni. Tani Shaqiri ka bërë një hap të madh para me Bajernin dhe ka arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve. Në fakt, finalet e trofetë janë të shumtë në
/ 21 Maj, 2013 13:42
Statistikat janë gjithç ka. Dhe një nga ven det që u beson më tepër shifrave janë gjermanët. Përpara finales së Championsit mes Dortmundit dhe Bajernit, kanë arsye të shpresojnë të dyja skuadrat. Në gjashtë gjysmëfinalet e fundit të Barcelonës që prej vitit 2008, skuadra që e ka eliminuar, ka ngritur trofeun. E ka bërë Mançester Junajtid në vitin 2008. Në vitin 2010 Interi i Murinjos i eliminonte dhe mundte Bajernin në finale. Ndërsa në vitin 2012, kur katalanasit i eliminonte Çelsi, anglezët ngrinin trofeun në shtëpinë e Bajernit. 4 herë kampionët e Europës i kanë mundur spanjollët këtë sezon 7-0
/ 21 Maj, 2013 13:41
Pas çdo skuadre të suksesshme ka një skuadër të fortë trajnerësh. Ata janë njerëzit në hije pas trajnerëve Jurgen Klop dhe Jup Hejnkes. Është stafi ai që siguron që yjet të jenë në 100% ditën e ndeshjes. Stafi i Bajernit – Asistentët e Hejnkesit, Herman Gerland (58 vjeç ka punuar me Bohumin, Bielefeldin dhe Nurenbergun), dhe Peter Herman (61 vjeç, Nurenberg dhe Leverkusen), përpara se të vinin te Bajerni kanë qenë në pozicione kyçe në klube të tjera. Trajneri aktual i portierëve te Bajerni është Toni Tapaloviç. 32-vjeçari e njeh Manuel Nojerin që në kohën kur ishte te Shalke. Për