Arkiva per kategorine: Flamurtari

/ 22 Maj, 2013 13:18

Apeli i Gjokës: Duhet ta mbajmë Muzakën te Flamurtari, në planet e mia është edhe Zeqiri

Flamurtari kërkon me ngulm që të ketë në gjirin e vet dhe për sezonin e ardhshëm mesfushorin Gjergj Muzaka. Në Vlorë ka pasur shumë aludime gjatë ditëve të fundit në lidhje me një divorc të mundshëm të Muzakës me Flamurtarin. Një mundësi është rikthimi i mesfushorit në Korçë tek ish-skuadra e tij, Skënderbeu. Ka qenë presidenti i korçarëve, Ardian Takaj, i cili ka shprehur dëshirën për të rikthyer Muzakën te skuadra që ai drejton. Mirëpo, nga mesfushori nuk ka një qëndrim zyrtar për momentin në lidhje me të ardhmen e tij. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Muzaka nuk ka pranuar

/ 21 Maj, 2013 13:30

Tapeti i ri u inaugurua më 13 shkurt, tenderi më 28 maj…

Hije skandali te FK Flamurtari. Drejtues it e këtij klubi kanë shpallur para disa ditësh zhvillimin e një tenderi më datë 28 të këtij muaji me objekt rikonstruksionin e stadiumit “Flamurtari”. Nën vesturën e autoritetit kontraktor, i drejtuar nga administratori Geri Çipi në faqen e internetit të APP-së (Agjencia e Prokurimeve Publike) është publikuar ky njoftim, i cili jep me detaje (në fakt ashtu sikundër kërkohet për çdo tenderim) të dhënat, punimet dhe shumën për të cilën do të shpenzohet për këtë objekt. Por, ajo që nuk përputhet dhe të bën të besosh në një skandal, është fakti se fusha

/ 20 Maj, 2013 13:04

Skënderbeu i “shpall” luftë Flamurtarit për tre lojtarë, do Muzakën, Pepën dhe Micin

Korçarët në luftë me Flamurtarin për tre lojtarë. Skënderbeu ka shfaqur interesimin e tij për tre lojtarë kuqezinj, dy prej të cilëve në kontratë me ta edhe për një sezon, ndërsa njërit prej tyre i ka përfunduar tashmë kontrata. Bëhet fjalë për mesfushorin Gjergji Muzaka, të cilit në fakt i ka përfunduar kontrata me Flamurtarin dhe për momentin është lojtar i lirë. Por preferencën dhe dëshirën që Muzaka të jetë pjesë e Flamurtarit edhe për këtë sezon e ka shprehur edhe vetë presidenti Shpëtim Gjika. Ky i fundit është shprehur se kërkon të ketë në ekipin e tij së bashku

/ 19 Maj, 2013 11:32

Rinovime dhe largime, Gjoka e ka një plan…

Drejtuesit e Flamurtarit po projektojnë kontrata afatgjata me lojtarët që dëshirojnë t’i kenë në skuadër për sezonin e ri futbollistik. Një fakt të tillë e ka zbuluar gjatë një interviste për “Panorama Sport” trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka. Ky i fundit ka paralajmëruar dhe largime të tjera nga radhët e kuqezinjve, ndërsa flet për ata, të cilët tashmë janë divorcuar me ekipin. Është mbyllur kampionati, çfarë strategjie do të ndiqni për sezonin e ri? Ende nuk e kemi përcaktuar strategjinë. Mirëpo, shumë shpejt do të ulemi me presidentin Shpëtim Gjika dhe drejtuesit e tjerë për të vendosur rreth taktikës sonë

/ 18 Maj, 2013 13:02

Rajoviç: Pa u shlyer, s’rinovoj

Blazho Rajoviç nuk pranon të rinovojë pa u shlyer fillimisht. Ai kërkon të zgjidhë fillimisht disa çështje kontraktuale me Flamurtarin dhe vetëm më pas do të vendosë për të ardhmen e tij. Një fakt të tillë e ka konfirmuar për “Panorama Sport” vetë mbrojtësi. Sikundër dhe futbollistët e tjerë, edhe malazezi ende nuk është paguar, pavarësisht se klubi u ka komunikuar se likuidimi do të bëhet së shpejti, fill pas mbledhjes së bordit. “Janë disa çështje të menaxhimit që duhet t’i zgjidh fillimisht, që lidhen edhe me pagesat e prapambetura. Pasi të zgjidh këto çështje, do të vendos për të

/ 17 Maj, 2013 13:10

Lena drejt Zvicrës, Arbrin e do Vllaznia

Nijas Lena ka ofertë nga Zvicra, ndërsa Polizoi Arbri duket drejt Vllaznisë. Mësohet se zv.kapiteni ka marrë ditët e fundit disa oferta nga disa ekipe jashtë vendit, ndërsa më shumë bindëse janë ato nga Zvicra. Mesfushori, që luan për një kohë të gjatë me vlonjatët, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndërsa është duke pritur përgjigjen nga drejtuesit e klubit të Flamurtarit. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Lena shprehet se është në pritje të kontaktimit nga drejtuesit e Flamurtarit. “Brenda këtij muaji unë pres të takoj drejtuesit e klubit. Do të ulem me ta, do të diskutojmë

/ 16 Maj, 2013 13:57

Lena dhe Zeqiri, larg ekipit të Flamurtarit

Nijaz Lena dhe Hair Zeqiri janë larg Flamurtarit. Mesfushorëve kuqezi u ka përfunduar kontrata me klubin vlonjat dhe deri më tani nuk kanë marrë asnjë sinjal nga drejtuesit për një rinovim të mundshëm. Edhe gjatë javës së kaluar, në një deklaratë të presidentit Shpëtim Gjika emrat e Lenës dhe Zeqirit nuk u përmendën mes atyre që kanë më shumë mundësi të rinovojnë edhe për një sezon me Flamurtarin. “Ju ka përfunduar kontrata dhe jeni të lirë të vendosni për të ardhmen tuaj. Ne si klub do të komunikojmë me ju në momentin që do ta shikojmë të arsyeshme”. Kjo ka

/ 16 Maj, 2013 13:54

Dritan Smajli firmos për dy vjet

Mbrojtësi lezhjan, Dritan Smajli, nga dje është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Ajo që pritej u bë fakt i kryer të mërkurën, kur ish-futbollisti i Vllaznisë firmosi një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon. Pas takimit që zhvilloi me administratorin e klubit vlonjat, Geri Çipi, ndryshe nga sa pritej, firmosja e kontratës nuk u bë në prezencë të mediave. Rreth orës 11:30, Smajli i shoqëruar edhe nga menaxheri i tij janë parë të hyjnë në ambientet e klubit, teksa në katin e dytë të këtij institucioni janë takuar me Çipin. Diskutimi nuk ka zgjatur as 30 minuta,

/ 15 Maj, 2013 13:04

Sezoni i dështuar, Flamurtari gjobit lojtarët. Pas Sozës largohet edhe portieri Koliçi

Te Flamurtari pritet që të ketë sanksione. Dalja nga objektivat kurrsesi që nuk do të harrohet në kampin vlonjat, përkundrazi, shumë shpejt do të merren masat e duhura ndaj lojtarëve. Ka qenë vetë drejtori teknik i klubit, Ardi Behari, që e ka pranuar një gjë të tillë për “Panorama Sport”. Ai sqaron se shumë shpejt do të mblidhet bordi, ndaj do të mësohen edhe masat mbi një pjesë të futbollistëve. I pyetur edhe për çështjen e vonesës së pagesave të futbollistëve, ai nuk ka nguruar që të japë një sqarim mbi këtë vonesë. “Problemet me pagesat do t’i diskutojmë në

/ 14 Maj, 2013 13:02

Probleme rrogash te Flamurtari, 3 muaj pa u paguar. Soza shpall “divorcin”: Sezon i zi!

Futbollistët e Flamurtarit kanë tre muaj pa u paguar. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga vetë lojtarët, të cilët ende nuk kanë marrë pagat. Më e vështirë mbetet situata për futbollistët e stolit, të cilët kanë katër muaj pa u paguar. Kjo prek edhe stafin drejtues dhe përfaqësues të administratës së klubit. Më të ndjeshëm ndaj kësaj situate mbeten futbollistët e huaj, të cilët nuk po largohen nga Vlora, edhe pse ekipi ka nisur zyrtarisht pushimet. Kështu, Pezo, Lazarevski, Soza, Rajoviç, Bratiç dhe Vukçeviç janë parë ditët e fundit në qytet. Përjashtim bën vetë shqiptari nga Maqedonia, Nijaz Lena, i