Arkiva per kategorine: Kastrioti

/ 21 Maj, 2013 13:03

Kastrioti me pushime, projekton përgatitoren në Maqedoni

Në Krujë, ndonëse është ende shpejt për të parë ekipin në formën e re të riformatuar për sezonin e ri, janë të qartë mbi projektin dhe etapat që duhet të sjellin deri tek ky moment, kur tifozët do të shohin konkretisht se cilët lojtarë do të veshin fanellën e Kastriotit. “Skuadra është planifikuar të mblidhet në fillim të muajit korrik për të filluar fazën përgatitore. E kemi përcaktuar që atë do ta zhvillojmë në Maqedoni, ndërkohë që gjatë kohës që lojtarët tanë janë me pushime, stafi drejtues po punon që gjithçka të jetë në kushte optimale, kur të vijë momenti

/ 20 Maj, 2013 13:04

Kastrioti, Daja dhe Xhafa marrin ofertë për rinovim

Asjon Daja dhe dinamoviti Erjon Xhafa kanë marrë ofertë nga drejtuesit e Kastriotit për të rinovuar kontratën. Ndonëse në kuadrin e bisedimeve paraprake, nga ana e lojtarëve konfirmohet se e kanë marrë ofertën nga klubi krutan për të qenë pjesë e grupit që do të formojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçari Asjon Daja, i cili ka mbërritur në Krujë në fillim të këtij sezoni, ka qenë thuajse i përhershëm në formacionet e rreshtuara nga trajneri Ndreu deri në momentin e dëmtimit në seancën stërvitore. E pas kësaj, ai mbeti jashtë për pjesën e dytë të sezonit. Mirëpo, vetë lojtari

/ 19 Maj, 2013 11:25

Shehaj largohet nga Kastrioti, kërkon një tjetër aventurë

Ardit Shehaj i ka thënë lamtumirë Kastriotit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka pohuar: “Aktualisht jam në Tiranë dhe po stërvitem individualisht. Mirëpo, kam disa oferta për sezonin e ardhshëm, të cilat duhet t’i shoh. Në këto momente nuk mund të them se në cilën skuadër do të militoj edicionin e ardhshëm”. Më tej sulmuesi 22- vjeçar, ka thënë: “Për mua ka qenë një sezon i vlefshëm ai që kam kaluar në radhët e Kastriotit, qoftë në aspektin personal, qoftë në marrëdhëniet shoqërore në skuadër. Profesionalisht

/ 18 Maj, 2013 13:05

Rinovimet, Kastrioti e nis nga kapiteni Caca

Klubi krutan kërkon ta ruajë grupin e lojtarëve edhe për sezonin e ri futbollistik. Menjëherë pas përfundimit të kampionatit, drejtuesit e Kastriotit kanë nisur bisedimet me disa lojtarë. Një pjesë e tyre ka konfirmuar për “Panorama Sport” tratativat që po bëhen për rinovimet e kontratave. Emra si Osmani, dy mbrojtësit me mbiemrin Xhafa, mesfushorët Çela e Karapici, por jo vetëm, janë ndër të parët që kanë marrë një miratim nga klubi. Megjithatë, për momentin, është herët për të folur nëse palët kanë arritur një akord në parim, edhe pse vullneti duket se ekziston për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një

/ 17 Maj, 2013 13:07

Xhafa i dyzuar për rinovimin në Krujë, e tundon Lushnja

Lushnjari Erjon Xhafa pritet që të rinovojë për sezonin e ri në Krujë. Vetë lojtari konfirmon se është kontaktuar nga drejtuesit e klubit në përfundim të sezonit dhe i është ofruar që të qëndrojë edhe një vit te Kastrioti. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” ai rrëfen një gjë të tillë, por nuk nguron që të shprehet se është i paqartë dhe vetëm më pas do të vendosë. “Për momentin kemi vetëm këtë kontakt paraprak, por nuk është diskutuar për detajet e një kontrate të re të mundshme. Megjithatë, dera është e hapur. Unë personalisht mendoj se kam

/ 16 Maj, 2013 13:39

Kastrioti i ofron rinovimin portierit Osmani

133Kastrioti i ka ofruar rinovimin edhe për një sezon portierit durrsak, Alfred Osmani. Ky i fundit u bë pjesë e krutanëve gjatë verës së vitit të kaluar, por nuk ishte një alternativë e parë gjatë sezonit. Si titullar u preferua vlonjati Shpëtim Moçka, por pas largimit të tij, në portë ka luajtur Osmani. Për “Panorama Sport”, portieri që është aktivizuar më parë për Teutën, Tiranën, Elbasanin, Besën, Dinamon dhe Kamzën, tregoi bisedimet dhe kushtet që i ka vënë klubit për rinovimin e kontratës. “Mendoj se ky ishte një sezon i suksesshëm për klubin, duke pasur parasysh objektivin që kishim për

/ 15 Maj, 2013 13:29

Vilfor Hysa, për provë te Fortuna e Dyseldorfit

Vilfor Hysa, sinjale nga Bundesliga gjermane. Sulmuesi tiranas është nisur drejt Gjermanisë për t’u provuar te Fortuna e Dyseldorfit. Futbollisti 23-vjeçar mësohet se do të jetë në provë te kjo skuadër për disa ditë dhe vetëm më vonë do të marrë një përgjigje prej drejtuesve të këtij klubi, nëse do të bind ose jo. Burime të sigurta pranë lojtarit konfirmojnë udhëtimin e tij drejt tokës gjermane për “Panorama Sport” dhe faktit që do të stacionohet te Fortuna e Dyseldorfit, e cila aktualisht renditet e 15-ta në renditje dhe rrezikon rënien nga kategoria. Trajneri – Ramazan Ndreu shpalos planet për sezonin

/ 13 Maj, 2013 12:24

Kalari: Të ardhmen time e vendos Tirana

Te Kastrioti, që nga dita e sotme të gjithë lojtarët mund të konsiderohen me pushime. Mirëpo kjo nuk është e tillë për stafin që, përveç kontakteve paraprake, tani duhet të fillojë dhe të konkretizojë Kastriotin e sezonit të ardhshëm. Në fakt, synimi është që pjesa më e madhe e grupit të ruhet, por duhet të pritet mesi i qershorit për të parë se kush realisht do të rikonfirmohet. Një nga lojtarët, që në Krujë është si në shtëpinë e tij, Renaldo Kalari, ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e Kastriotit sezonin e ri apo do të kthehet

/ 11 Maj, 2013 12:18

Vilfor Hysa, provë në një klub gjerman

Do të jetë një formacion tërësisht i ndryshuar i Kastriotit, ai që do të zbresë sot në stadiumin “Loro Boriçi”. Në vazhdim të praktikës së ndeshjeve të fundit, që të aktivizohen të rinjtë që mund të jenë të vlefshëm, edhe këtë herë stafi teknik do të mendojë për të ardhmen e skuadrës për sezonin e ardhshëm. “Ne do të kërkojmë që në këtë ndeshje të mbyllim në mënyrë dinjitoze sezonin. Por, edhe të vazhdojmë me aktivizimin e lojtarëve të rinj, ashtu siç bëmë me Kukësin. Janë lojtarë që i aktivizojmë për të parë se sa mund të na vlejnë për

/ 10 Maj, 2013 13:34

Karapici, gati të rinovojë edhe për një sezon në Krujë

Nuk është i sigurt njëmbëdhjetëshi që do të zbresë në fushë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Vllaznisë. Sidoqoftë, Artan Karapici do të jetë në dispozicion dhe me shumë gjasa do të jetë edhe në formacionin e parë, duke qenë se është një nga lojtarët më me eksperiencë të skuadrës krutane. Madje, ai mendon se do të jetë në radhët e krutanëve edhe sezonin e ardhshëm. Në formacionet e skuadrës së Kastriotit gjatë këtij sezoni, ai ka luajtur thuajse gjithmonë si titullar. Për Karapicin, në 90 minutat e fundit ndaj Vllaznisë do të bëjnë gjithçka, me qëllimin e vetëm