Arkiva per kategorine: Kategoria e pare

/ 17 Maj, 2013 13:10

Saliaj: Do të shikoni një tjetër Dinamo

Mbyllja e sezonit futbollistik e gjen Dinamon në “ajër”. Kjo pasi kontratat e të gjithë lojtarëve kanë skaduar dhe ata presin një telefonatë nga ana e klubit. Me përfundimin e festës pas qëndrimit në Kategorinë e Parë, të gjithë u shpërndanë, ndërsa klubi ka bërë me dije se do të ketë një datë të afërt për ritakim, ku nga sa mësohet do të zhvillohet dhe një analizë e sezonit që u la pas. E ndërsa në edicionin që sapo u mbyll, Dinamo luftoi deri në fund për qëndrimin në të Parën, burime pranë klubit kanë pohuar se sezoni i ardhshëm

/ 17 Maj, 2013 13:09

Prifti e pranon: Të gjithë, përgjegjës për dështimin

Apolonia, ndonëse kampionati ka përfunduar, po vijon përgatitjet me ngarkesë të ulëta. Në kampin fierak, të gjithë ndiejnë përgjegjësinë e mosarritjes së synimit që i kishin vënë vetes, pavarësisht nga faktorët që ndikuan në këtë drejtim. Mbrojtësi i Apolonisë, Andi Prifti, në një bisedë për “Panorama Sport” shprehet i zhgënjyer nga rënia e skuadrës në një kategori më poshtë. “Vërtet ne si skuadër ende nuk e kemi zhvilluar analizën e sezonit që përfundoi, por kjo nuk do të thotë që në vetvete të mos ndiejmë përgjegjësinë e dështimit të tij. Përgjegjësia është e të gjithëve ne si lojtarë, që, pavarësisht

/ 17 Maj, 2013 13:08

Sinani: Mbështetja e donatorëve na bënë më të fortë

Besmir Sinani, qendërmbrojtësi i Luftëtarit, ka shprehur bindjen se fundi i sezonit të ardhshëm do t’i gjejë sërish në elitën e futbollit shqiptar. Në një bisedë për “Panorama Sport”, Sinani ka treguar faktorët që do t’i çojnë bluzinjtë në përmbushjen e objektivit që të gjithë dëshirojnë në Gjirokastër, rikthimin e Luftëtarit në Superiore. “Futbolli në Gjirokastër shihet si ushqimi i përditshëm shpirtëror për pjesën dërrmuese të qytetarëve. Dhe, si i tillë, do të ketë mbështetjen maksimale në sezonin e ri nga qytetarët gjirokastritë. Do të japim më të mirën edicionin e ardhshëm për të respektuar tifozerinë tonë të zjarrtë, e

/ 17 Maj, 2013 13:07

Sulejmani tregon “recetën” e rikthimit të Tomorit

Sezoni që sapo është mbyllur, ishte i mbushur plot histori për Tomorin. Në start drejtuesit premtuan një Tomor të fortë dhe se nuk do të përsëriteshin problemet e një sezoni më parë. Mirëpo, gjërat nuk funksionuan ashtu si duhet dhe edicioni i beratasve u vulos përpara kohe, që në fazën e parë. Ndryshimi i teknikëve, largimi i lojtarëve, por dhe problemet e tjera ishin faktorët që ndikuan në mosarritjen e objektivave të fillimsezonit. Me përfundimin e fazës së parë, drejtuesit afruan disa elementë të rinj për të plotësuar hapësirat e krijuara nga largimet, plot 13 tillë. Gjatë fazës së dytë

/ 17 Maj, 2013 13:06

Në Peqin ngushëllohen me të rinjtë dhe… derbin

Shkumbini ka zbritur në të Parën pas plot 19 sezonesh përfaqësimi në elitën e futbollit shqiptar. Tifozeria peqinase, megjithëse ka mbetur e zhgënjyer nga mënyra se si peqinasit ranë një kategori më poshtë, ngushëllohet me faktin se në këtë kategori kanë zbritur edhe skuadra të tjera të lavdishme, si Partizani, Skënderbeu etj. Në këndvështrimin e disa prej specialistëve peqinas, sezoni që sapo u mbyll pati edhe anën e vet pozitive, pasi u arrit që në skuadër të alternoheshin mjaft mirë elementët e rinj të dalë nga ekipet zinxhir me titullarët. Pikërisht ky fakt shihet me optimizëm për të ardhmen e

/ 17 Maj, 2013 13:05

Elbasani me strategji, do të mbushë “arkën” me të rinjtë

Ndonëse kampionati sapo ka mbaruar, ky sezon pushimesh pritet të jetë shumë i “nxehtë” për Elbasanin, sidomos sa u përket çështjeve të merkatos. Verdheblutë nuk do të mundohen vetëm të afrojnë, por edhe të përfitojnë nga ndonjë largim i mundshëm. Të gjithë të rinjtë e skuadrës janë me kontrata afatgjata, ndërsa futbollistët me eksperiencë i kanë 1-vjeçare. Mirëpo, drejtuesit duan të mbahen fort te brezi i ri. Kjo, sepse me ta mund të ketë edhe përfitime financiare, të cilat më pas do të investohen në merkato, ku do të synohet krijimi i një skuadre të denjë për ngjitjen në Superiore.

/ 17 Maj, 2013 13:03

Albpetroli kërkon donatorë për edicionin e ardhshëm

Albpetroli, skuadër kjo e sapongjitur në të Parën, do të kërkojë të ketë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në sezonin e ardhshëm. Ky është opinioni i drejtuesit të klubit, Petraq Mihali, vetëm pak ditë pas përfundimit të kampionatit dhe fitimit të titullit kampion të së Dytës. “Mendoj se gjërat do të funksionojnë më mirë te skuadra jonë. Sezonin e ri, ajo do të ndërtohet duke ruajtur bërthamën e lojtarëve aktualë, por dhe duke afruar të rinj nga ekipet zinxhir. Sigurisht që do të bëhen dhe blerje”. Sipas Mihalit, një gjë e tillë do të bëhet e mundur dhe nga afrimi i disa

/ 17 Maj, 2013 13:02

Mehmeti do një vend titullari te Kamza

Pas një sezoni tepër të vështirë për Kamzën, një nga protagonistët e disa ndeshjeve kyçe, Xhuljo Mehmeti, ndonëse nuk është aktivizuar vazhdimisht, shprehet entuziast në lidhje me atë çfarë i ka dhënë ekipit. “Kamza ka një skuadër kompakte dhe këtë e treguan në tri sukseset e fundit ndaj Besëlidhjes, Partizanit dhe Lushnjës. Ne sakrifikuam mjaft dhe jemi të kënaqur që ia arritën ta shpëtojmë skuadrën. Rotacioni te ne është i paevitueshëm në prag të sezonit të ri. Sa i përket aspektit personal, sezonin e ri vështirë se mund të ulem në stol. Ndoshta me shumë mundësi do grumbullohem me ndonjë

/ 17 Maj, 2013 13:01

Hasaj entuziast për ngjitjen e Veleçikut

Veleçiku do të konkurrojë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndaj po punohet që të ketë më shumë mbështetje financiare. Shefi i klubit, Ymer Hasaj, i cili në shumë raste ka bërë edhe zv/trajnerin e ekipit, ndihet mjaft entuziast për arritjen e ekipit të tij. “Duhet t’i jemi mirënjohës kontributit të madh të presidentit të Veleçikut për mbështetjen financiare që na dha. Por, e Para ka kërkesa të larta, ndaj po punohet që ky ekip të ketë një bazë të mirë materiale si për stërvitje, ashtu dhe për ndeshjet zyrtare”. Hasaj po harton programin stërvitor të futbollistëve koplikas edhe

/ 17 Maj, 2013 13:00

Sylaj arrin marrëveshje me një aksioner

Tërbuni e mbylli këtë kampionat në vend të tretë, pavarësisht synimit që kishin në fillim për të dalë në Superiore, gjë që nuk u arrit. Mirëpo, drejtuesit e klubit, më saktë presidenti Petrit Sylaj, po i lëviz që tani të gjitha gurët me qëllim që edicionin e ardhshëm të mos e diskutojnë ngjitjen në Superiore. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai ka pohuar se ka arritur marrëveshje me një aksioner, ku do të bëjnë të mundur ngjitjen e Tërbunit në elitë. “Kam arritur një marrëveshje me aksionerin e fabrikës së bakrit në Fushë-Arrëz, Mikel Kola, për sezonin e ardhshëm.