Arkiva per kategorine: Kombetarja
/ 18 Maj, 2013 11:09
Afrimi i Llullakut në radhët e përfaqësueses shton konkurrencën në radhët e sulmuesve kuqezi, por ndërkohë pakëson shpresat për ata që deri tani kanë shpresuar të rikthehen në Kombëtare. Fjala është për Edmond Kapllanin, i cili ka bërë një sezon të mirë me FSV Frankfurtin dhe ka realizuar edhe 10 gola. De Biazi ka deklaruar vazhdimisht se Kapllani mbetet nën vëmendjen e tij, porse me lëvizjet e fundit duket se ka pak gjasa për të. E njëjta gjë edhe për Xhevahir Sukajn, i cili ka shkëlqyer sezonin e fundit në Iran me Sepahanin, por që vazhdon të jetë një alternativë
/ 18 Maj, 2013 11:07
Sulmuesi kosovar, Azdren Llullaku, ka marrë një ftesë nga trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani De Biazi, për ndeshjen e radhës eliminatore për Botërorin “Brazili 2014″, që kuqezinjtë do ta zhvillojnë në Tiranë kundër Norvegjisë më 7 qershor. Llullaku, që është pjesë e skuadrës së elitës rumune Gaz Metan Medias, thotë se me ardhjen e ftesës i është realizuar një ëndërr. “Sot më erdhi ftesa për ndeshjen kundër Norvegjisë. Jam shumë i lumtur, sepse po më realizohet një ëndërr. Pres ta fitojmë këtë ndeshje. Ne do të japim maksimumin për tifozët dhe për një komb të tërë që pret nga
/ 16 Maj, 2013 13:05
Mesfushorit të Paderbornit, Alban Mehës, i vjen keq që nuk mund ta ndihmojë Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kryesore të eliminatoreve për Botërorin “Brazil 2014″ kundër Norvegjisë. Ai do të mungojë në ndeshjen e 7 qershorit, për shkak të dëmtimit të meniskut të gjurit të majtë në ndeshjen kundër Mynih 1860, të dielën. 27-vjeçari do t’i nënshtrohet të mërkurën (sot) operimit dhe do të mungojë së paku tetë javë dhe, më 7 qershor në Tiranë, ai mund të japë ndihmën e tij vetëm si tifoz i Kombëtares. “Jam tepër i mërzitur, pasi dëmtimin e pësova në momentin më të keq
/ 14 Maj, 2013 13:05
Alban Meha bën me dhimbje koke trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi. Pas një sërë dëmtimesh të futbollistëve kuqezinj dhe pezullimesh për shkak kartonësh, italiani do duhet që të bëjë llogaritë edhe me mungesën e sigurt tashmë të mesfushorit të Paderbornit, Alban Meha. Ky i fundit nuk do të jetë për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese në grup ndaj Norvegjisë, e cila do të luhet më 7 qershor në Tiranë. “Snajperi” i goditjeve të dënimit nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kombëtaren për këto eliminatore përcaktuese, pasi është dëmtuar rëndë në menisk dhe do të duhet që të
/ 11 Maj, 2013 13:05
Familja Januzaj ka rënë në një dilemë të madhe. Shkak është bërë mesfushori i talentuar Adnan Januzaj, që aktivizohet me skuadrën e madhe angleze, Mançester Junajtid. Adnani dhe familja e tij janë vënë nën presion nga Federata Belge e futbollit dhe ajo e Shqipërisë, të cilat janë tejet të interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e tij. 18-vjeçari ende nuk është aktivizuar me asnjë përfaqësuese. “Çdo ditë kemi telefonata nga njerëz, si të Shqipërisë ashtu edhe të Belgjikës, të cilët pyesin se për cilën Kombëtare do të luajë në të ardhmen Adnani…”, – ka deklaruar të premten për “Sport Plus” xhaxhai
/ 10 Maj, 2013 13:30
Shqipëria ka thyer një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur në vendin e 43-të. Në klasifikimin mujor të muajit maj, kuqezinjtë kanë ngjitur edhe pesë shkallë të tjera, duke lënë pas skuadra të njohura dhe me shumë traditë, si Paraguai, Turqia, Bullgaria, Uellsi, Polonia, Kameruni etj. Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka mbetur i befasuar nga rekordi i ri brenda një muaji dhe ka pohuar se kjo ka qenë një surprizë e bukur për të. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri italian i kuqezinjve ka lëshuar sinjale të reja për sa i përket dëshirës për
/ 9 Maj, 2013 08:33
Vazhdon ngjitja si me “ashensor” e kombëtares shqiptare të futbollit në renditjen mujore të FIFA-s. Nëse për prillin vendosëm një rekord historik, duke ngjitur 16 vende njëherësh dhe pozicionuar të 48-t në botë, për majin kemi superuar edhe 5 vende të tjera. Një sukses i padiskutueshëm, sepse në vendin e 43-të Shqipëria nuk ka qenë kurrë në historinë e vet, ashtu sikurse nuk kishte qenë as në pozicionin e muajit të kaluar. Sipas përllogaritjes specifike të FIFA-s, kuqezinjtë tanë vlerësohen me 640 pikë, që “përkthehet” ndryshe me vendin e 43-të për muajin maj. Sa u përket rivalëve tanë në grupin
/ 7 Maj, 2013 12:30
Hamdi Salihi nuk di të ndalet, teksa dje ka shënuar sërish në kampionatin kinez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, Jiangsu Sainti kundër Guangzhou R&F. Në minutën e 11- të shkodrani ka shfrytëzuar bukur një hapësirë në mbrojtjen e ekipit kundërshtar dhe ka realizuar golin e avantazhit. Salihi ka qenë në fushë gjatë gjithë takimit, ndërkohë që goli i dytë për skuadrën e tij është shënuar në minutën e 75-të. Sipas asaj që raportojnë mediat kineze, sulmuesi shqiptar ka pasur mundësi të realizonte sërish gjatë pjesës së dytë, por nuk ia ka
/ 5 Maj, 2013 11:12
Ka luajtur një jetë në Gjermani dhe e di mirë se si funksionojnë gjërat. Në të ardhmen do të bëhet menaxher futbollistësh, dhe këshillat e para Altin Lala i jep për kuqezinjtë që sot luajnë në ekipet gjermane. Ish-kapiteni rekordmen i përfaqësueses jep disa këshilla miqësore për Mavrajn, Mehën e Roshin, me qëllim që në të ardhmen të ecin akoma më mirë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai nuk anashkalon edhe Kombëtaren teksa bën apel për qetësi para ndeshjes me Norvegjinë më 7 qershor. Altin, si po e kaloni kohën e lirë? Tani jam duke ujitur bahçen time. Kam
/ 3 Maj, 2013 13:26
De Biazi del hapur: Dua vendin e 2-të në grup U është ruajtur gjith një deklaratave bombastike, sidomos kur bëhet fjalë për objektivin e skuadrës që drejton. Kurdoherë kur është ngacmuar nga media lidhur me një kualifikim të mundshëm, ai i ka mëshuar më shumë togfjalëshit: “Të bëjmë maksimumin”. Sakaq, dje ka theksuar për herë të parë synimin e tij dhe të Kombëtares që drejton: “Dua vendin e dytë në grup dhe të provoj shanset në ‘play off’ për në Botëror”. Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit tonë përfaqësues, Xhani De Biazi, i cili në të disatën intervistë të dhënë