Arkiva per kategorine: Kupa e Shqiperise

/ 17 Maj, 2013 19:54

Euro-Laçi bën histori, e fiton kupën në “frymën e fundit”…

Laçi futet në histori, teksa fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë pas një ndeshjeje dramatike, të luajtur dje në “Qemal Stafa”. Bardhezinjtë e Stavri Nicës kanë mposhtur minimalisht Bylisin 1-0, në një finale që i ka pasur të gjitha. Tensioni ka pushtuar takimin nga fillimi dhe deri në fund. 90 minutat e kohës së rregullt nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë fituesin, por është dashur koha shtesë. Atëherë kur pritej se gjithçka do të shkonte drejt penalltive, Emiljano Çela kaloi në delir mijëra tifozë laçianë në minutën e 119-të. Mbrojtësi i majtë shënoi një gol, të cilin do

/ 17 Prill, 2013 13:59

Laçi dhe Bylisi bëjnë historinë, finalja e Kupës mes tyre…

Laci-Bylis është finalja e Kupës së 61-të të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadra bëjnë historinë, duke arritur për herë të parë në këtë “stacion” të kompeticionit të dytë kombëtar për nga rëndësia. Njëra prej tyre do ta fitojë po për herë të parë këtë trofe, i cili vlen njëherazi edhe pjesëmarjen në Kupat e Europës. Kurbinasit kanë mundur Kukësin me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit (kishin barazuar 0-0 në qytetin verilindor), ndërsa Bylisi ka gjunjëzuar kampionët e vendit në fuqi me një eurogol të Julian Gërxhos (ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Korcë). Dy skuadra të vogla në

/ 16 Prill, 2013 13:32

“Çmenden” presidentët, lumë parash për finalen e kupës

Ankthi dhe emocionet i kanë përfshirë prej ditësh tifozëritë e katër skuadrave, por jo vetëm, para gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Shqipërisë, ndërsa me afrimin e orës 14:00 të së mërkurës ato kapin kulmin. Skënderbeu, Bylis, Kukësi dhe Laçi vijojnë të besojnë ende te finalja e këtij kompeticioni dhe te fitimi i trofeut. Nëse korçarët e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës përmes kampionatit, si kryesues dhe fitues të titullit për herë të tretë radhazi, tri skuadrat e tjera e dëshirojnë këtë përmes Kupës. Gjithçka duket krejt e hapur, nëse u referohemi rezultateve të ndeshjeve të para, të

/ 3 Prill, 2013 13:59

Tronditet Skënderbeu, Laçi “hipnotizon” kuksianët

Edicioni i 61-të i Kupës së Shqipërisë rezervoi shumë surpriza, madje që përpara turit çerekfinal. Klubet legjendë të futbollit shqiptar, duke filluar nga Tirana dhe për të vijuar me Vllazninë, mbetën jashtë fazës së grupeve, pasi u eliminuan nga Kukësi dhe Shkumbini. Nga këto dy skuadra tashmë vazhdojnë garën vetëm debutuesit e Kukësit. Ndërkohë edhe klubet me shumë traditë dhe që e kanë fituar nga tri herë secila Kupën e Shqipërisë si Teuta dhe Flamurtari, e ndalën hapin që në turin çerekfinal. Gjithashtu, skuadra si Partizani, që është rekordmene në kupë me 15 trofe të fituar, po kaq sa Tirana,

/ 3 Prill, 2013 11:19

Kapiteni Shkëmbi: Bylis s’na ndal dot

Përballja e parë në gjysmëfinalet e kupës ndaj Bylisit dhe në Korçë e shohin si një takim ku do të vendoset pjesa më e madhe e kualifikimit për në finale. Mirëpo nuk është i këtij mendimi kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, i cili theksoi gjatë një interviste për “Panorama Sport” se eksperienca që ka si futbollist e ka mësuar që të mos e nënvlerësojë kundërshtarin. Shkëmbi analizoi takimin e sotëm duke pohuar se ekipi kundërshtar meriton respekt, por nuk ka mundësinë që ta frenojë Skënderbeun, i cili do të dalë fitues nga ky takim. Kapiten, sa i vështirë është ky

/ 3 Prill, 2013 11:17

Shensoji karikon ekipin, ja porositë para sfidës

Në prag të sfidës së parë gjysmëfinale të kupës me Skënderbeun, motivimi dhe përqendrimi i ballshiotëve është maksimal. Pak orë përpara zhvillimit të saj, te Bylisi duken të bindur për arritjen e një rezultati të kënaqshëm në këtë ndeshje të parë. Pasi u kanë dorën e fundit përgatitjeve të tyre për këtë takim nën drejtimin e trajnerit Shensoji, ekipi tashmë është i qetë dhe i gatshëm për të luajtur sfidën e vitit, siç e quajnë ata përballjen me Skënderbeun, ku pritet të tregojnë ashtu si duhet vlerat e tyre. Njëshi i pankinës ballshiote krahas punës stërvitore për përgatitjen e ndeshjes

/ 3 Prill, 2013 11:16

Kukësi në festë, ëndërrohet finalja e Kupës

Kukësi sot do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historikun e vet. Ai do të presë Laçin për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në të gjithë qytetin, por edhe Kosovë, jehona që po i bëhet këtij dueli është e madhe. Pritet rekord tifozësh në “Zeqir Ymeri”, mbi 5 mijë, aq sa është dhe kapaciteti i këtij stadiumi. Dekor festiv me flamuj, banderola dhe kore këngësh do të mbulojnë krejt impiantin. Himni i ekipit dhe daullet do të nisin që paradite nëpër rrugët e qytetit, ndërkohë që grupimi “Tigrat e Zhurit” do të mbërrijë në

/ 3 Prill, 2013 11:15

Kurbinasit janë të vendosur, të gjithë me sytë nga kupa

Në Laç kanë filluar të ëndërrojnë finalen e kupës. Optimizmi është në nivele të larta, pasi kurbinasit shkojnë të plotë dhe pa mungesa drejt Kukësit. Zefi, Emurllai e Çela janë grumbulluar për këtë sfidë, ndryshe nga ajo e fundjavës me Apoloninë në kampionat, ku ata nuk ishin të pranishëm. Trajneri Stavri Nica ka dashur t’i ruajë për një takim shumë herë më të rëndësishëm, siç është ky i sotmi që luhet në orën 14:00 në Kukës. Krahas kësaj, ata do kenë edhe mbështetjen e tifozerisë kurbinase, e cila me në krye grupimin “Ultras Divas 540″ do jetë e pranishme në

/ 16 Mars, 2013 11:18

Shorti i gjysmëfinaleve të kupës i kënaq të gjithë, zbardhen llogaritë e katër klubeve

“Edhe nëse bënim kompromis nuk do të ndodhte kështu”. Kjo ishte batuta që shoqëroi post-shortin e djeshëm në ambientet e institucionit të futbollit shqiptar. Të gjithë të kënaqur, edhe pse në fund vetëm një klub do të ketë shansin për të fituar kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend. Kukësi- Laçi dhe Skënderbeu-Bylisi janë çiftet gjysmëfinaliste për edicionin e 61-të të Kupës së Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe shefi i sektorit të garave, Besnik Çela, drejtuan dje hedhjen e shortit. Fillimisht katër përfaqësuesve të klubeve iu bë e ditur nga ana e Shulkut që të

/ 7 Mars, 2013 13:02

Skënderbeu nuk fal me rezervat në Kukës. Përballje pa motivacion, luajnë me të rinjtë

KUKËSI-SKËNDERBEU 2-3 GOLAT: Abdurahmani 55′, 73′/ Tahirllari 60′, 85′, De Suoza 88′ KUKËSI: Halili, Peqini, Brahja, Lila, Grami, Bytyçi (Jonuzi 73′), Mziu, Malindi, Manuka, Abdurahmani, Inzagi. Trajner: Armand Cungu. SKËNDERBEU: Llapanji, Fagu (Ademir 55′), Bici, Radas, Çipi, Bakary, Kërçiku (Tino 87′), Çaushaj, Minaj, Tahirllari, De Suoza. Trajner: Mirel Josa. KARTONË TË VERDHË: Peqini 90′ VËZHGUES: Laver Alla DELEGAT: Besnik Çela GJYQTARET: Skerdi Greca/ D.Korreshi dhe N.Rrapaj (Lushnjë) MINUTAT 55′ Abdurahmani merr një top në mesfushë, shmang dy lojtarë dhe portierin dhe shënon, 1-0. 60′ Goditje dënimi për Skënderbeun, Tahirllari gjuan dhe 1-1. 73′ Manuka pason bukur në zonë, aty ku