Arkiva per kategorine: Lajme Flash

/ 24 Maj, 2013 20:16

Presidenti Nishani dekreton 5 kuqezinj, gati për kombëtaren

Amir Abrashi, Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Azdren Llullaku dhe Ilir Berisha kanë tashmë në duar pasaportën shqiptare, duke kapërcyer edhe këtë “pengesë” për të luajtur me kombëtaren shqiptare. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare është dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani dhe është publikuar me numër dekretin 8197. Në këtë dekret, mes të tjerash shkruhet: ”Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u jepet shtetësia shqiptare personave të mëposhtëm: Amir Abrashi,

/ 24 Maj, 2013 20:15

Bajerni “mbret” i ajrit, por kujdes Levandovskin

Nga ARSEN VENGER Loja e Bajernit nga pikëpamja taktike bazohet te presingu dhe aftësia për të kundërsulmuar. Mjeshtrit në këtë aspekt janë Riberi, Roben dhe Myler, por të mos harrojmë Lahmin, i cili është një lojtar inteligjent. Që në vegjëli e kam ditur që Bajerni është një skuadër që di të krosojë dhe të shënojë shumë falë lojës në ajër. Dhe një gjë të tillë e treguan mjaft mirë gjatë ndeshjes së parë kundër Barcelonës. Katalanasve u mungonin disa lojtarë shtatlartë, si Pujol dhe Abidal, por megjithatë skuadra e Vilanovës më është dukur e pazonja për sa i përket lojës

/ 24 Maj, 2013 20:14

“Bomba” e Dedes: Alesund-Tirana 5-0, e trukuar

Nuk ka qetësi te Tirana. Pasi është mbyllur një sezon pa asnjë trofe, jashtë cdolloj objektivi, në kohën kur janë larguar disa titullarë, vjen edhe “bomba” e trajnerit Nevil Dede. Ai ka akuzuar rëndë të premten futbollistët e skuadrës bardheblu, se kanë trukuar ndeshjen Alesund–Tirana 5-0, e luajtur më 12 korrik të vitit të kaluar për llogari të turit të dytë të “Europa League”. Ish-kapiteni i 24 herë kampionëve të vendit, tashmë në rolin e trajnerit të tyre, i befasoi të gjithë në konferencën e radhës për shtyp, kur deklaroi: “Do t’i kërkoj Komisionit të Etikës pranë Federatës Shqiptare të

/ 24 Maj, 2013 19:31

Bajerni të jetë vetvetja, mos bazohet nga stili i Klopit

Nga MARIO BASLER Shtypi ndërkombëtar na pozicionoi në rol dytësor kundër Junajtid në 1999-ën. Për ne pak rëndësi kishte. Ne e dinim që s’do e kishim të thjeshtë, por nga ana tjetër kishim një shans. Në Barcelonë i dhashë avantazhin ekipit nga një goditje dënimi. Që nga koha kur isha te Verderi më dinin që isha mjeshtër i goditjeve. Në vazhdimësi të lojës krijon një përshtypje të kundërshtarit dhe ekipit tënd. Në fakt, isha i bindur që do fitonim, pasi kishim shumë shanse. Ishim skuadra më e mirë në fushë, por në fund tregojnë shifrat në letër dhe Junajtid shënoi

/ 24 Maj, 2013 18:44

Mourinjo bën gati largimet nga Çelsi

Zhoze Murinjo nuk ka parashtruar vetëm një listë të lojtarëve që dëshiron në skuadër, por si kundërpeshë, edhe ata që do largohen gjatë merkatos së verës. Listën e kryeson Fernando Torres, i cili e ka të sigurt largimin dhe pritet të përfitohet një shifër prej 25 milionë eurosh. Por, atij mund t’i bashkëngjitet edhe Demba Ba, gjithnjë në rast se blutë e Londrës do afrojnë dy sulmues të tjerë. Romelu Lukaku pritet të qëndrojë edhe një edicion tjetër në huazim. Të sigurt për sa i përket faktit që do bëjnë valixhet gati në verën e këtij viti, janë edhe Josi

/ 24 Maj, 2013 18:43

Ançeloti kërkon me ngulm Kavanin te Reali

Edinson Kavani është futbollisti i përzgjedhur nga Karlo Ançeloti për të udhëhequr sulmin e Realit të Madridit. Trajneri italian u ka kërkuar drejtuesve të klubit spanjoll që të bindin uruguaianin për të firmosur. Edhe pse Mançester Siti ka nisur një fushatë për ta joshur lojtarin, transferimi në Madrid është një dëshirë personale e Kavanit. Florentino Perez mendohet të ketë bërë gati një shifër prej 50 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit të Napolit. Ajo që e bën akoma më të sigurt largimin e bomberit nga skuadra italiane është fakti se nuk ka dalë në foton zyrtare të klubit ditën e

/ 24 Maj, 2013 18:18

Nojeri me të njëjtën fanellë që u mund nga Çelsi

Bajerni nuk është supersticioz dhe këtë e tregon zgjedhja e fanellës me të cilën do të zbresë në fushë nesër në “Uembli”. Skuadra do të veshë fanellën e re të kuqe të sezonit të ardhshëm, ndërsa Manuel Nojer do të mbajë të njëjtën bluzë me të cilën ai luajti në finalen me Çelsin një sezon më parë (fanellën jeshile). Pak ditë më parë, portieri u shpreh se është i gatshëm për të goditur penallti në rast se trajneri do ia kërkonte, ashtu siç bëri në finalen e “Alianc-Arena”-s përballë Peter Çehut. Si Nojer, ashtu edhe rivali i tij, Vajdenfeler, shpresojnë

/ 24 Maj, 2013 17:41

Ja 7 duelet gjermane në Champions

Finalja mes Dortmundit dhe Bajernit është vetëm përballja e shtatë e dy klubeve gjermane në elitën e kompeticionit europian. Për Bajernin, kjo do jetë përballja e pestë, ndërsa për rivalët e tyre, Dortmundin, e dyta. Në fakt, Bajerni dhe Dortmundi kanë një precedent mes tyre në Europë dhe ajo është çerekfinalja në Champions e vitit 1998, kur pas barazimit në Mynih vendoste një gol i Shapujzat në minutën e 109-të të shtesës. Më poshtë janë 7 duelet gjermane në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. NDESHJET CHAMPIONS 1997/98 ÇEREKFINALE B.Dortmund-B.Mynih 0:0/1:0 (Pas shtesës) Kampion: Real Madrid 1998/99 ÇEREKFINALE B.Mynih-Kaizerslautern 2:0/4:0

/ 24 Maj, 2013 17:39

Bojan Krkiç lëshon deklaratë lamtumire nga Milani

Sulmuesi i Milanit, Bojan Krkiç, nëpërmjet profilit të tij zyrtar në “Tëitter”, ka dashur të falënderojë dhe përshëndesë të gjithë stafin e “Milanelos” pas këtij sezoni që, sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë i fundit për të: “Dua të falënderoj të gjithë stafin dhe personalin e ‘Milanelos’ për mirësjelljen që kanë treguar ndaj meje gjatë këtij viti. Ata janë një pjesë e rëndësishme e klubit të Milanit. Shpresoj të kem shansin t’i takoj edhe sezonin që vjen, por së ardhmes nuk i dihet”. Jepesit s’do t’i rinovohet kontrata Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Milani dhe Mario Jepes nuk kanë gjetur marrëveshjen për

/ 24 Maj, 2013 17:17

Racizëm, dhunë dhe doping, ja masat e reja të UEFA-s

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s është ndalur shumë gjatë dje, në lidhje me masat e rrepta që organi më i lartë i futbollit europian do vërë në zbatim nga 1 qershori 2013. Presidenti Mishel Platini dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vendosur të godasin ashpër racizmin, dhunën dhe dopingun. Racizmi - Rregullorja e re urdhëron tolerancë zero ndaj këtij kanceri të tifozerive të ndryshme të futbollit. Në rast të identifikimit të thirrjeve raciste, në rastin e parë stadiumi do të mbyllet pjesërisht. Por, nëse këto akte përsëriten, atëherë stadiumi do përballet me një skualifikim më të gjatë, ndërsa klubet do gjobiten me