Arkiva per kategorine: Premier Liga

/ 18 Maj, 2013 11:00

Ferguson dhe Bejl marrin çmimet e vitit

Sër Aleks Ferguson ka marrë edhe çmimin e fundit të karrierës së tij si trajner, duke u shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2012-’13. Për teknikun e Junajtid ky çmim fitohet për herë të 11-të në karrierën e tij, ndërsa për herë të parë skocezi nderohej në vitin 1994. 71-vjeçari pranoi se ishte një kënaqësi që e fitonte këtë çmim dhe nuk ndihej aspak keq që po dilte në pension, edhe pse do t’i mungonte futbolli. Kur e pyetën se çfarë ka ndërmend të bëjë gjatë gjithë javës, ai tha se do të “thajë” të gjitha vreshtat e verës.

/ 17 Maj, 2013 13:30

Dejvid Bekham i jep lamtumirën futbollit

Erdhi momenti i tërheqjes së një tjetër kampioni. Dejvid Behkam var këpucët në gozhdë, duke mos rinovuar me PSG-në edhe për një tjetër sezon. Ylli 38- vjeçar vendos të tërhiqet si kampion, pasi ka fituar Ligën e Parë dhe lë pas një karrierë të mrekullueshme me klubet më të mëdha të Europës dhe jo vetëm. Një karrierë 20-vjeçare që nisi me debutimin me fanellën e Mançester Junajtid dy dekada më parë, 115 ndeshje me kombëtaren angleze dhe i vetmi futbollist anglez në histori, që fiton titullin në 4 kampionate të ndryshme. Lajmi - Zyrtarizimi i lamtumirës vjen mesditën e 16

/ 17 Maj, 2013 13:29

Lampard rrëfen “sekretin” e Çelsit: Stërvitje duke bërë humor

Frenk Lampard ka rinovuar edhe një vit kontratën me Çelsin, si “dhuratë” për triumfin në Ligën e Europës. “Jam shumë i lumtur. Doja shumë që të qëndroja dhe klubi ma plotësoi dëshirën. E di që sezoni tjetër do të jetë shumë i suksesshëm, pasi të gjithë janë të motivuar për të realizuar diçka të paharrueshme. Aq më tepër për mua që, me shumë mundësi, do të jetë edhe viti i fundit me blutë e Londrës. Mendoj se do fitojmë tre trofe”, – deklaroi mesfushori 34-vjeçar. Ai tregon ecurinë sezonale, momentet e vështira dhe fundin e bukur: “Kemi qenë nën presion

/ 16 Maj, 2013 10:08

Çelsi fiton Ligën e Europës “in extremis”

Çelsi ia ka marrë dorën Europës. Pas Champions-it në sezonin e kaluar, dje në mbrëmje ngriti në qiell edhe trofeun e Ligës së Europës, i pari për ta në histori. Benfika nga ana e saj duket se po përjeton një mallkim, sepse teksa në fundjavë humbi luftën për titull në kampionat kundër Portos, në minutën e 91-të, dje i dorëzon Çelsit trofeun në të 93-n, ku një gol me kokë i Ivanoviçit i shtriu në tapet, duke vulosur shifrat përfundimtare në 2-1. Më shumë sesa diferenca teknike e dy skuadrave, fjala më konkrete për këto dy humbje brenda pak ditëve

/ 16 Maj, 2013 10:04

Pakt me Sitin, Pelegrini prish kontratën me Malagën

Maneul Pelegrini do të jetë trajneri i ri i Mançester Sitit, ndërsa klubi i Malagas ka vendosur që ta lërë të lirë kilianin në fund të sezonit. Klubi anglez në këtë mënyrë nuk do të jetë i detyruar që të paguajë klauzolën prej 3.3 milionë sterlinash për ta marrë trajnerin kilian. Ish-trajneri i Real Madridit ishte i pari në listën e drejtuesve të klubit për të zëvendësuar teknikun Roberto Mançini, i cili u shkarkua të hënën në mbrëmje nga detyra, si pasojë e komunikimit të ashpër me futbollistët. Sipas gazetës së përditshme andaluziane “Diario del Sur”, agjenti i Pelegrinit, Hesus

/ 15 Maj, 2013 13:32

Mojes: Runin e mbaj, vazhdoj me suksese

Ndërsa Mançester Junajtid po festonte bashkë me 100 mijë tifozët fitimin e titullit kampion për se zonin 2012-2013, David Mojes ka folur për detyrën e tij të re si pasardhës i Aleks Fergusonit tek ekipi i Mançester Junajtid. Tekniku i ri ka treguar filozofinë e tij për futbollin, akademinë e “djajve të kuq” dhe ambicien për ta udhëhequr klubin e ri drejt sukseseve. Cilat kanë qenë përshtypjet tuaja kur ishit trajner i Evertonit… Ata të mësojnë shumë gjëra në kurset e trajnimit për trajner, por nuk të tregojnë se çfarë të bësh kur futesh në një dhomë zhveshjeje dhe takon

/ 15 Maj, 2013 13:31

Çelsi betohet: Do e ngremë ne trofeun e Ligës së Europës

Çelsi ka shansin të fitojë trofeun e dytë europian radhazi, pas triumfit në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar. Ndërkohë, Rafa Benitez mund të largohet deri diku me lavdi, duke qenë se aventura e tij me blutë e Londrës përfundon në fund të këtij edicioni. Shumë arsye që i motivojnë anglezët më tepër në finalen kundër Benfikës. Rafa Benitez “Unë kam shkuar disa herë në finalen e kompeticioneve të rëndësishme gjatë karrierës sime. Ka pasur raste që kam fituar, por edhe disa të tjera që kam përjetuar zhgënjimin e humbjes. Benfika është një kundërshtar i fortë, me futbollistë cilësorë dhe

/ 15 Maj, 2013 13:30

Arsenali rikthehet në katërshe, zbret Uiganin nga kategoria

Arsenali është rikthyer sërish në vendin e katërt në renditje, që do të thotë pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, pasi ka mundur Uiganin 4-1. “Topçinjve” u duhet edhe një fitore tjetër për të siguruar biletën, ndërsa janë dy pikë më shumë se Totenhemi i vendit të dytë. Uigani hyn në histori, pasi bëhet ekipi i parë që fiton “Fa Cup” dhe bie nga kategoria në të njëjtin sezon. Goli i parë i takimit do të vijë në minutën e 11-të, me anë të Lukas Podolskit. Një goditje këndi gjuhet nga Kazorla dhe topi shkon te sulmuesi gjerman

/ 14 Maj, 2013 13:59

Manc.Siti shkarkon trajnerin Mançini

Roberto Mançini nuk është më trajner i Mancester Sitit. Ai është shkarkuar nga detyra që mbante në orët e vona të së hënës. Këtë lajm e ka konfirmuar klubi anglez i “qytetarëve” nëpërmjet faqes zyrtare në internet. Nuk ka më dyshime se cila qe disfata e radhës që e sosi durimin e sheikëve në krye të Sitit, të cilët më së fundi vendosën të “divorcohen” nga trajneri i tyre Italian. Fjala është për humbjen me Uigan, të dielën, në finalen e Kupës së Anglisë. Sipas mediave britanike, pasardhësi i Mançinit në “Etihad” pritet të jetë kiliani Manuel Pelegrini, aktualisht trajner

/ 14 Maj, 2013 13:32

Ferguson i bindur: Ky ekip mudn të fitojë 3 tituj radhazi

Shiu nuk e zbehu dot festën. Ashtu siç ishte parashikuar, Junajtid parakaloi trofeun e 20-të të Premier Ligës në rrugët e qytetit, i cili dje u bë zyrtarisht i kuq. Qindra mijëra tifozë kishin mbushur rrugët e Mançesterit për të parë trofeun të rikthehej në “Old Trafford” pas një viti në anën tjetër të qytetit. Gjithçka nisi në orën 19:00 me një fjalim të shkurtër të trajnerit përpara se skuadra të niste marshimin nga stadiumi në autobusin e hapur. “Kemi një skuadër të re me shumë lojtarë të mirë, që përmirësohen çdo ditë. Testi ynë i madh tani është ta