Arkiva per kategorine: Skenderbeu
/ 19 Maj, 2013 09:14
Skënderbeu bën gati goditjet e para të merkatos së verës. Zbardhet lista e dëshirave, që pritet të konfirmohen si afrime te bardhekuqtë. Ka qenë vetë presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, që për “Panorama Sport” ka konfirmuar nisjen e tratativave me Gilman Likën, Gjergj Muzakën dhe Tefik Osmanin. Për mesfushorin shkodran, i cili aktualisht është pjesë e Tiranës, transferimi duket realisht i mundshëm, ndonëse ngërçi i vetëm lidhet me dëshirën e tij për të luajtur jashtë vendit. Por jo vetëm, pasi në luftë për të janë edhe skuadra si Vllaznia e Flamurtari. Mirëpo, nga sa tregon edhe vetë kreu i klubit,
/ 18 Maj, 2013 13:05
Rinovimet e kontratave janë kthyer në çështjen më të diskutuar së fundmi në Korçë. Duket se disa prej futbollistëve ende nuk e kanë arritur një akord me presidentin Takaj për të zgjatur bashkëpunimin e tyre me klubin. Këtë e bëjnë të ditur vetë futbollistët e Skënderbeut, të cilët gjatë një bisede me “Panorama Sport” flasin qartë për të ardhmen e tyre, por edhe për kontratën që i mban ende të lidhur me Skënderbeun. Endri Vrapi dhe Erbim Fagu e shprehin hapur dëshirën për të firmosur rinovimet përkatëse. Ndonëse për mbrojtësin e djathtë të Skënderbeut akordi me presidentin për të rinovuar
/ 17 Maj, 2013 13:03
Vazhdojnë të mbeten ende pezull rinovimet e kontratave te Skënderbeu. Tashmë janë pesë futbollistë, të cilët janë në pritje për të rinovuar kontratat respektive me klubin (pa llogaritur të përjashtuarin Kuli dhe dy brazilianët e larguar, Fernando dhe Ademir). Ndërkaq, ende në pritje për të firmosur rinovimin e kontratës me Skënderbeun janë Vrapi, Plaku, Fagu, Dimo dhe Caushaj. Nga sa pohojnë vetë futbollistët e Skënderbeut, dëshira e tyre është që të rinovojnë edhe për një vit tjetër me ekipin kampion, por deri më tani asgjë nuk është në rrugën e duhur. Firmat kanë mbetur ende pezull dhe burime pranë klubit
/ 16 Maj, 2013 13:26
Megjithëse pushimet sapo kanë filluar dhe duhet edhe një muaj që ekipi të rikthehet sërish në stërvitje, trajneri Josa ka filluar të mendojë që tani për ndeshjet e Europës dhe për kampionatin e ardhshëm. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, trajneri tregon takimet me presidentin dhe bisedat për të riorganizuar ekipin për ndeshjen e Europës. Ndërkaq, vetë numri një i pankinës korçare i hap rrugën një qëndrimi të mundshëm të Ademir Sozës, duke e quajtur një lojtar kyç për manovrat e tij. Profesor, kanë nisur pushimet, por a po mendoni për ndeshjet e Ligës së Kampioneve që tani? Sigurisht që
/ 15 Maj, 2013 13:02
Një tjetër lojtar i Skënderbeut, i cili do të qëndrojë të paktën edhe për një vit me korçarët, është Dorian Kërçiku. Mesfushori i krahut të djathtë të bardhekuqve, i cili erdhi para dy sezonesh nga Tirana, ka firmosur kontratën duke e zgjatur kështu bashkëpunimin deri më 2014-ën. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Kërçiku, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka pranuar se ka firmosur me Skënderbeun deri në fund të sezonit 2013-2014. “Jam shumë i lumtur që do të jem edhe për një sezon tjetër pjesë e Skënderbeut. Ky klub më ka dhënë
/ 14 Maj, 2013 13:04
Ademir Soza dhe Fernando De Soza mund të quhen zyrtarisht si largimet e para nga Skënderbeu. Pas festës që klubi korçar organizoi me lojtarët për fitimin e titullit kampion, mësohet se dy brazilianët janë njoftuar që bileta e tyre nuk do të jetë vajtje-ardhje, ashtu si ka ndodhur me të huajt e tjerë të Skënderbeut. Në fakt, për sulmuesin Fernando, largimi ishte i pritshëm, pasi gjatë gjithë sezonit ai gjeti pak hapësirë në skuadrën korçare. Mirëpo, nga ana tjetër, e kundërta mund të thuhet për mbrojtësin Ademir. Ky i fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm dhe shanset për rinovimin
/ 13 Maj, 2013 12:05
Vërshëllima e gjyqtarit Enea Jorgji sinjalizoi fundin e takimit mes Skënderbeut dhe Kukësit, si dhe krejt sezonit, duke i dhënë kështu rrugë festës së korçarëve si kampionë zyrtarë të Shqipërisë. Për të tretën herë radhazi e përjetojnë këtë ndjesi bardhekuqtë. Dukej si një “déjà vu” momenti kur po jepeshin medaljet e arta, duke qenë se një pjesë e tyre e kanë provuar edhe më parë këtë ndjesi. Por gëzimi mbetet unikal. Ai i ka përfshirë të gjithë, që nga Shehi, i cili e mori medaljen i pari, deri te kapiteni Shkëmbi, që ngriti dhe trofeun. “E fituam!”, ishin këto fjalët
/ 11 Maj, 2013 12:24
Sfida e fundit, që do të luhet sot në Kukës do të jetë më shumë si festë jo vetëm për Skënderbeun, por edhe për kundërshtarin e tyre. Të dyja skuadrat do të shpallen kampione dhe nënkampione të Shqipërisë. Megjithatë, dhe pse kjo sfidë vlen më shumë për statistikë, numri një i pankinës korçare, Mirel Josa, do të paraqitet në transfertën kuksiane me ekipin e parë, me përjashtim të disa zëvendësimeve të vogla. Kështu, porta do të mbrohet nga Orges Shehi dhe më pas mund të kemi ndonjë rokadë mes tij dhe Llapanjit. Mbrojtja do të jetë e formuar nga Ademir
/ 10 Maj, 2013 13:05
Pero Pejiç ka zgjedhur të firmosë edhe për një vit me Skënderbeun, por me disa ndryshime në kontratën që hyn në fuqi pas muajit të ardhshëm dhe skadon në verën e vitit 2014. Gjatë një bisede për “Panorama Sport”, sulmuesi kroat zbulon një detaj të rëndësishëm të kësaj kontrate. Në marrëveshjen me presidentin Takaj është rënë dakord për një klauzolë, e cila parashikon që, nëse Pejiç merr ofertë nga një klub jashtë Shqipërisë, ka të drejtën e largimit pa paguar dëmshpërblim te Skënderbeu. “Po, është e vërtetë që kam një klauzolë të tillë. Megjithatë, së pari dua të theksoj se
/ 9 Maj, 2013 13:04
Andi Ribaj është sulmuesi i shumëkërkuar i skuadrave të Kategorisë Superiore. Ka shënuar 8 gola në 25 ndeshje të luajtura me Apoloninë gjatë këtij sezonit dhe tashmë shpreson që të transferohet në një skuadër elitare të kampionatit shqiptar. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi i talentuar fierak nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u transferuar te Skënderbeu. Ai konfirmon se përveç klubit korçar, ka marrë ofertë edhe nga Flamurtari e Tirana. 23-vjeçari kërkon më shumë se kurrë mirëkuptimin e drejtuesve të klubit fierak për t’u transferuar në një tjetër skuadër, duke qenë se Apolonia do të luajë sezonin