“Çfarë ka për me hangër?”, Ibra flet edhe shqip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2014 | 20:30

“Çfarë ka për me hangër?”, Ibra flet edhe shqip

IbraSulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Rexhepi, i cili ka miqësi më yllin e Paris SG, Zlatan Ibrahimoviç, konfirmon se shtatlarti suedez di disa fjalë në shqip. “Ibrahimoviç di të flasë disa fjalë në gjuhën shqipe. Ai do të komunikojë pak në shqip, i di disa fjalë. Shpesh thotë: ‘Çfarë ka për me hangar?’, ‘Qysh je?’, ‘Çka po bon'”, shprehet ish-sulmuesi i Malmos, Dardan Rexhepi. “Ai di disa fjalë sa për të bërë një bisedë të zakonshme. Ai e kupton shqipen, pasi vjen nga një kanton në Suedi, ku ka shumë emigrantë, ndër të cilët shumë shqiptarë”, shton Rexhepi. Ibrahimoviç ka disa miq shqiptarë, përfshirë edhe ish-futbollistin e Malmos, Labinot Harbuzin, me të cilin edhe kanë realizuar disa video promovuese. Gjithashtu ai ka miqësi edhe me Emir Bajramin, më parë pjesë e Kombëtares së Suedisë. Kujtojmë që Ibra është me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"