Daja: Rëndësi kanë pikët, loja e bukur do vijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 16:01

Daja: Rëndësi kanë pikët, loja e bukur do vijë

Trajneri i Tiranës Ilir Daja i kënaqet fitores dhe 3 pikëve me Bylisin. Ai ka deklaruar për “Superpsort” se ekipi i tij po mendon aktualisht vetëm për pikët dhe jo për spektaklin.daja “Përballë kishin një Bylis tepër të vendosur që ka mbyllur çdo hapësirë, madje në pjesën e parë ka pasur dhe iniciativën. Kishim shumë mungesa, në sulm Bakaj dhe në mbrojtje, Muça, Karan, por lojtarët që u aktivizuan e kanë justifikuan veten.

Natyrisht që dhe terreni na ka penalizuar, pasi shirat e kanë rënduar së tepërmi. Gjithsesi jam i kënaqur dhe me lojtarët e rinj të afruar ku do të veçoja Peçin që dhe ka shënuar. Tirana duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të vijojë mbarë këtë vit siç dhe ka nisur.

Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kupës dhe jo të kampionatrit. Llogaritë bëhen në fund, pasi e rëndësishme ëhstë të bëjmë punën tonë, më pas të shohim se çfarë do të bëjnë kundërshtarët.

Nuk kemi porodhuar lojë, por me mungesat që kemi pasur besoj se kemi bërë më të mirën. Kemi qenë pragmatistë në lojë, kemi fituar dhe kjo ënstë shumë e rëndësishme. Me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar jam i bindur se do t’i kthehemi dhe lojës që tifozët duan”, ka dekalruar trajneri bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"