De Biazi: Mançini i stresuar nga presioni i futbollit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2016 | 14:51

De Biazi: Mançini i stresuar nga presioni i futbollit italian

Xhovani De Biazi ka tentuar dy ditë më parë që t’u japë përgjigje disa pyetjeve delikate mbi teknikun e Interit dhe situatën te Milani pas triumfit në derbi. Komisari teknik i Kombëtares shqiptare gjithashtu ka vlerësuar punën e bërë nga Mihajloviç për të cilin mendon se po i jep shumë nga vetja ekipit.Konte-dhe-De-Biazi kryesore Mbi Interin – I pyetur për konfliktet që ka krijuar Roberto Mançini gjatë javëve kur Interi nuk po merrte rezultatet e pritura në fushë, De Biazi u përgjigj duke e lidhur gjithçka me faktin se 51-vjeçari ishte mësuar në një ambient pa trysni.

“Jam i mendimit se vështirësitë e Mançinit jashtë fushe vijnë prej faktit se për disa vite ai stërviti jashtë Italisë. Ai ishte trajneri i Mançester Sitit dhe Gallatasarajit dhe atje them se ka ndryshuar edhe stilin e tij. Tani që u rikthye, përballet me një trysni që atje nuk e kishte sa herë mungonin rezultatet pozitive. Ai është i stresuar nga situata që po përjeton”, ishte komenti i italianit.

Mbi Milanin – Krejt tjetër opinion shprehu kur u pyet për situatën e Mihajloviçit te Milani. “Ai (trajneri serb) i ka dhënë shumë nga vetja ekipit.

Nuk ka në dispozicion një skuadër që mund të pretendojë për tri vendet e para, prandaj largimin e tij nga stoli do ta shikoja si gabim të madh të drejtuesve.

Tani Milani ka gjetur një ekuilibër dhe mendoj se do të bëjë mirë deri në fund. Më pëlqen shumë kur luan me Keisuke Hondën dhe ‘Xhek’ Bonaventurën nga krahët”, arsyetoi De Biazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"