De Biazi sfidohet nga një vogëlush (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 13:42

De Biazi sfidohet nga një vogëlush (VIDEO)

djaloshiGjatë qëndrimit në hotel në Luksemburg, trajneri i Kombëtares shqiptare ka shfrytëzuar një moment të lirë për t’u argëtuar me një djalosh duke zhvilluar dyluftime me topin.

Natyrisht, trajneri dukej mjaft në formë dhe e ka lodhur jo pak vogëlushin duke e mashtruar me veprimet e tij, siç shihet në videon e publikuar nga “Supersport”.

Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të gjithë të pranishmit aty, por edhe De Biazi duket se e ka shijuar shumë këtë moment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"